E bukur është Sicilia, por e mrekullueshme ngelet Contessa Entelina Kundisa arbëreshe, ku ngrihet perpendikolare, zhytur në ngyrën e artë dhe të smeraldë, ku pavarësisht dritëhijeve të saj mbetet fisnike.
Prej dekadash jam një kërkuese shkencore për qendrën etnografike, gjuhësore dhe kulturore Gjergj Kastrioti Skenderbeu, si edhe bashkëpunuese për pasurimin e Bibliotekës Ndërkombëtare A. Bellusci, themeluar nga Arbëreshi Antonio Bellusci. Qëllimi i vizitave është të mbledhim sa më tepër informacione, dhe të kodifikojmë kulturën arbëreshe të arbëreshëve dje dhe sot.
Po pse ka rëndësi të vizitohen dhe të kodifikohet historia e këtyre katundeve arbëreshë ?
Mendoj se deri në fillim të shekullit XIX, historianët shkruan libra, vëllime mbi vëllime, duke përshkruar ngjarjet e dinastive të mëdha: Burbonët, Svevët , etj. Përmes personazheve të mëdhenj ata besonin se rrëfenin (indirekt) ngjarjet e popullatave individuale, kontekstet dhe fatet e rajoneve dhe të tëra mbretërive. Deri atëherë asnjë historian nuk i është përkushtuar përshkrimit të fatit, vuajtjeve, zakoneve të njerëzve, të marra me një lupë të zmadhuar. Fati i arbëreshëve në shekujt e kaluar nuk ishin me interes për ndonjë historian. Për kulturën e shekullit të pesëmbëdhjetë, kur arbëreshët mbërritën në Sicili, Kalabri ose pjesën tjetër të Italisë Jugore, nuk i shkonte ndërmend ndonjë letrari apo historiani të përshkruante kush ishin ata refugjatë. Nuk dihej as se vinin nga qytetet apo nga fshati. Nuk dinim se sa prej tyre mbrritën nga territoret e Greqisë shqipfolëse apo nga ato shqiptare. Kështu shkon dhe vjen historia, nuk kodifikon, kur nuk shkruan për të tashmen, për të gjetur të shkuarën. Na është mohuar e shkuara dhe rrezikojmë të na mohohet e tashmja dhe e ardhmja.
Lista, e katundeve arbëreshe në Sicili
Lista, është origjina e kulturës. Është pjesë e historisë së artit dhe të letërsisë”, shkruan Umbreto Eco.
Ne vijim nje liste e qytezave qe themeluan emigrantet shqiptare qe erdhen ne Siçili:
Në Palermo; Contessa Entilina, Mezzojuzo, Palazzo Adriano, Piana degli Albanesi, Santa Cristina Gela.
Në Agrigento; Sant’Angelo Muxaro(Shënt’Ëngjëlli)
Në Catania; Biancavilla (Callìcari), Bronte, San Michele di Ganzaria,San Mikeli i Bagarisë por që tani kanë humbur etninë.
Në Messina;Lipari
Udhëtimet në qytezat arbëreshe janë të bukura, por jo të thjeshta për ti vizituar
Udhtimet në tokën arbërore janë sa të bukura, sepse të mbushin shpirtin me emocione, por nuk janë kaq të thjeshta për ti vizituar, shkak, i rrugëve të komunikimit dhe i distancave midis tyre. Në vijim do të ndalem vetëm në mbresat, historikun e ngulimit arbëreshe së Contessa Entellina Kundisa
Nga aeroporti, Falcone Borsellino nisem në drejtimin për në qytetin e Palermos.
Mes viteve 1386-1429 një dyzim familjesh kryesisht nga Durrësi apo nga zonat përreth, ishin vendosur në periferinë e Palermos, ku do të vendosen më vonë fshatrat arbëreshe edhe ku vepronte noteri i quajtur Antonio Bruno, që regjistroi shumë akte notarile.Të gjithë këta ishin katolikë të deklaruar. Në fakt frekuentonin kishën e Shën Nikollës. Bëhej fjalë për bërthama të vogla familjare, që kishin lënë atdheun për arsye ekonomike, por kishte edhe skllevër edhe ushtarë, që kishin mbijetuar nga betejat e përgjakshme me pushtimin osman të Durrësit edhe të Shkodrës në vitin 1300-1306 dhe kishin ardhur në këto territore.
Udhëtimi drejt Contessa Entellina Kundisa
Contesa Entellina, vendbanimi me vjeter Arbersh në territorin e Italisë
Contessa EntellinaKundisa, si e quajnë arbëreshët ndodhet ne Sicili, ështe një nga ngulimet më të hershme arbëreshe dhe sot ka një popullsi rreth 1 742 banorë. Kundisa është pjesë e qytetit metropolitane të Palermos. Ndodhet në Luginën e Belice, në shpatet veriore të malit Genuardo dhe shtrihet në shpatin e kodrave”Brinjat” të një lartësie 571 m mbi nivelin e detit.
Legjenda apo historia?
Contessa Entellina Kundisa, është aq e lashtë sa duhet të rikthehemi tek Dionigi di Alicarnasso (Librr,I,Cap.42.) dhe tek poeti Silio Italico, të cilët flasin se ky territor u themelua prej Trojanëve, të cilët pas rënies së Trojës erdhën në këto troje rreth viteve 1184. Të këtij mendimi janë edhe Petavio/s i cili sipas llogarive të tij mendohet të kenë ardhur në vitin e shtatë pas ngjarjeve, edhe Virgjili e rrëfen këtë fakt në librin e tij të pestë tek Eneida, në vargjet 623.
Origjina e emrit Contessa Entellina Kundisa
Thuhet që Contessa Entellina Kundisa u themelua da Elimo apo Aceste, i cil i dha emrin e bashkshortes së tij Entella, pormundësia më e madhe është se ky qytet u themelua nga Entello, Kapitani i Eneas, i cili u bë një qytet nga më të rëndësishmit trojano-Siculo.
Pas unifikimit të mbretërisë së Italisë, Contessa Kundisa për të patur territorin antik të qytetit Entellina, u quajt edhe Entellina, për tu dalluar si nga Contessa, komuna e Messinës, po ashtu edhe nga ajo e Cortona në Toscana.
Stema e Contessa EntellinaKundisa
Stema e komunës së Kundisës prezantohet me një shqiponjë me dy krena, që mbi gjoksin e saj mban një mburojë, në brendësi të saj është një koln që mbanë një kuror, dhe në hapsirën midis dy kokave gjendet një sfinks e cila mban dy gjarprinjë në duar. Kulti i gjarpërit ka qenë pjesë e kulturës ilire.
Kurioziete: Në vitin 1640, fshati hyri nën dominimin e familjes Colonna, për këtë edhe në qender të prazmores shikojmë një kolon. Emri “ Kontessa” Konteshë, iu dha qytetit për nder të konteshës së Chiusës, Caterina Cardona, ndërsa termi Entellina (nga Entella, qytet antik i Elimit) së cilës iu shtua vetëm në 1875.
Pozicioni i tij gjeografik
I shtirë në një pozicion të tillë, ku toka fertile, quhet hambari i Sicilisë, dhe e vendosur midis dy pikave strategjike, Rocca di Entella dhe Calatamura, mbi kuror i qëndrojnë dy kodrat “ Brinjat” Kontessa Enellina, qëndron si një zonjë fisnike, ku edhe sot përmendet, për bukurinë dhe fisnikërinë e vashave që rriten në këtë vend.
Qytetesa Contessa Entellina Kundiza, kufizohet nga Corleone, e cila ndodhet rreth 24 km larg, Bisacquino rreth 14 km larg, dhe ka një shtirje të gjerë, të cilën rradhitët të tretën për shtirjen e saj në Provincën e Sicilisë.
Ky territor ëshë e lagur nga lumi Ypsa, që Saracenët e shëndërruan në Belich, sot quhet Belice. I zhytur në gjyrën e artë të grurit dhe esmeralde të vreshtave. Për veren e tij ekselent flet edhe Straboni ( Libr.VI) varjetet ballkanik. Arbëreshët këtë zonë e quajnë Bagnatella e cila edhe sot, dallohet për fertilitetin e saj. Tokat e saj kanë qenë dhe janë shumë pjellore. Fotoja në vijim dokumenton rrahjet e të korrave në lëmë (te lëmi) me panoramën Contessa pas saj e futur në një koreografi të mrekullueshme natyrore: kodrat e Brinjat që janë të varura që e zbukurojnë me pyje të gjelbërta!
Kur mbritën arbëreshët dhe nga cilat krahina erdhën?
Nuk gjenden dokumenta të sakta për të përcaktuar krahinat e këtyre emigrantëve ardhur në shekullin e 14-15 në Contessa Entellina Kundisa.
Në Vitet 1448 – siç dëshmohet nga historianët Pirri, Amico dhe Fazello, ushtarët shqiptarë, në shërbim të Mbretërisë së Dy Siçilive, ruajnë brigjet e Siçilisë, të vendosur në kështjellën e Bisiri (Mazara). 14 ushtarë, në vend që të vazhdojnë shërbimin e mercenarëve, vendosen në 1450 përreth kështjelle Calatamauto, në rrethanat Scirotta, që edhe sot mban emrin Scirotta, por që deri tani kjo pjesë është akoma e pa kompletuar.
Në vargjet e Schiro G. cituar ne faqen 5, thuhet për treqind mijë shqipatare ardhur në tokën italiane;
Po tre kijnt mije (tre qind mijë)
Ictin( ikën) çaitin deitin,
Sa të mbajën besën.
Shënim: Për stratiotët e viti 1460 nuk ka të dhëna, dhe gjendet një hapsirë boshe midis këtij viti (1460) dhe deri në 1516, vit ky ku gjenden dokumenta mbi ekzistencën e arbëreshëve në territorin e Kundizës. Në vijim foto nga albumi i fëmijëve të shkollës elementare të Kundisës nën drejtimin e mësueses Tommasa Guarino, rrëfejnë historinë.
Arbëreshët e Contessa EntellinaKundisa një pjesë e tyre erdhën nga ishulli Andros
Në vitin 1521 arrin një valë tjetër popullsi shqipfolse, ardhur nga ishulli i Peleponezit, Andria, të cilët u zbarkuan në Messina, (Graeci tenebantur in pignus), sepse nuk kishin të ardhura për të paguar udhëtimin. Ishte Konte D. Alfonso i cili pagoi për ta, me kusht që të popullonin Kundisën. Në një Akt Noterie, 18 Shtatorit 1521 thuhet: Ata u ndihmuan nga Don Alfonso Cadorna, i cili pagoi qiranë me detyrimin për të shkuar për të shtuar banorët e fshatit të tij Contessa; La Mantia/Capituli su le Colonie albanesi di Sicilia, pag, 29.
Marrveshja e arbëreshëve të Kundisës me Feudalët Sicilianë
Në Kundisa njëri prej feudalëve më të medhenjë ishte Cardona, i cili kishte investuar në rrethinat Chiusa, Burgia, e Calatamauro për nevoja dhe kërkonte krahë pune, dhe për nevojat e tij thirri shumë shqiptar, si në Contessa edhe ne Serradamo. Në vitin 1516 iu jepen nga Konte Cardona Salluzio e Peralta, ftohen shqiptarët në këto toka për të punuar si edhe iu jepen me qera për nëntë vjet.
Marrveshja e 2 dhjetor 1520
Para se të skadonte afati i qirave, popullsia arbëreshe bëri marrveshje me Conte Alfonso , pronarin e tokave, e cila u acreditua ne 2 dhjetor të viti 1520, në prani të noterit Florena da Chiusa midis, Don Alfonso Cardona-Peralta dhe shqiptarëve Palumbo d’ Erme, Paolo Zamadà, Luca Carnesi, Teodoro Scirò, Francesco Chisesi, Paolo Cavalcante, e Giovani Zimbandà. Midis të tjerave në këtë marrveshje thuhet që të fabrikoni edhe banesa vendqendrimi. Foto në vijim, punime të nxënësve, me tematikë “Rrëfejmë hstorinë të Kundisës .
Pronat e reja në tokat e Cardonës morën emrat e arbëreshëve
Dy Feudot Cardona dhe Serradamo u ndanë midis banorëve arbëresh, të cilët shpejt i kultivuan me pemë,vreshta dhe ullishte.
- Pronat e feudit “Cardona”
Pronat e feudit-Cardona morën menjëherë emrat e shqiptarëve si; Muricchi, Rehjezet, Brinjani, Pinzarruni, Fushëza, Pulakjidhia, Guri i Speziit, Chiarelli, Musgat, Brinjat, Giarrusi, Spanoi, Proi, Giachini.
- Pronat e Feudit “Serradamo”
Feudi i Serradamo, edhe sot mbajnë emrat që u vendosën arbereshët si; Honi, Giëmbra, Digardhet, Shën Mëria e Dhijtries-Tokia.
Po ashtu morën emra shqip;
- Rruga me e lashtë, mban emrin “ Rruga e gjatë”
- Emri “hlisha”, e cila përdoret edhe sot vetëm për kishën Nënë, ish Capella dell-Annunziata.
- Familja Franco, nga më të pasura, në të cilat sot agregohet familja Selvaggio.
- Familja Duci o Duki, një nga më të dëgjuara, sot shëndërruar në Dolce, agreguar në familjen Selvaggio.
Akti i noterit Florena di Chiusa i 14 dhjetorit 1517
Në aktin e Akti i noterit Florena di Chiusa i 14 dhjetorit 1517 do të gjejmë Mbiemrat e kryefamiljarëve shqiptarë, të cilët, në emër të të gjithë komunitetit të fshatit Contessa, nënshkruajtën aktin e qirasë për fedomat Serradamo dhe Contesse;
Palumbo d’Ermi, Giorgio Carnesi , Luca Carnesi, Giovanni Busicchi, Anastasio SCHIRO ‘, Nicola ZAMANDA’, Giovanni Busicchi, Giacomo MUSACCHI, Giovanni Caglexera, Antonio Stillichi, Nicolò Musacchi, Antonio Carnesi, Lorenzo Casesi, Giorgio Carnesi minor, Giovanni Musari, LIVANO LAROLO. ( Me shkronja të mëdha janë mbiemrat e disa familjeve që ende banojnë në Contessa sot. Disa nga emrat e tyre i gjejmë edhe sot në toponime urbane ( udha Zamandà). Udha Musacchia. Foto nga albumi i klasave elementare të shkollës së Kundisës fëmijët arbëreshe nën drejtimin e mësuesve Tommasa Guarino viti 1987-88 shkruan në gjuhën shqipe mbi historinë e Kundisës( Contessa Entellina).
Statistikat më të hershme
- Nën Carlo V, vitet 1516- 1554 Contessa Kundisa numëronte 68 shtëpi dhe mbi 500 banorë. (fonte 1/Vito Amico, Dizionario Topografico dalla Sicilia, tradotto e annotato da Giaocchino di Marzo, volumi I. Pag.350.
- Gjatë censimentit të vitit 1547, nga 98 familje që ishin të rregjistruara në Kundisë Contessa Entellina, rezultojnë të kombësisë shqiptare. Në testamentin e Konte Alfonso Cardona në 24 maji 1546 janë shkruar këto fjalë “ Vasali është rritur dhe shtuar me banorë të Casale di Contessa “
Casale di Contessa Ferma Kundisa. Gjurmë të hershme
Ferma Kundisë, kishte të njëjtën pozicion si ajo e Chiusit; në pjesën e poshtëme ishte e banuar nga Terrazzani, ndërsa pjesa e sipërme quhej kështjella Baronale.
- Aktuale shtëpia e Pasquale Caruso, ishte zona ku lindi qyteza e Kundisës.
- Sot ku ndodhet kopshti i familjes së Dr Antonio Schirò, dhe vreshti i familjes Selvagio ndodhej gardhi ku rethoheshin gjedhët, kafshët e punës së feudalëve të Kundisës.
Shtëpia më e lashtë në Kundisa
Nga shtëpitë më të lashta, në fshatin Kundisë të ndërtuara me materiale dheu, gjendet vetëm një, e cila ndodhet në kopshtin e e quajtur Dottor Scirò, si edhe një tjetër shtëpi, në rrugën Rabito, pronë e familjes, Giardina Antonino dhe të Lala Luka Pasqualotto.
Emrat e rrugëve
- Rruga Albania,
- rruga Alessi ( familje shqipatre, ardhur nga Palazzo Adriano).
- Kastriota
- Catalano ( familje arbërore qe edhe sot në Piana degli albanesi mbajnë këtë mbiemër)
- Clesi, Familje albanese Krie-si
- Chisesi, njëra nga familjet që firmosi marrveshjen e 2 dhjetorit 1520
- Croia, qyteti i Krujës
- Croppa, Gropa, gjak me Skenderbeun, mbiemër që tani është zhdukur.
- Cuccia, me varjantet e saj si Cuki, Cucci, nga famoljet më të hershme.
- Dorsa, familje emigruar në Amerikë.
- Files, familje e zhdukur
- Lala
- Lopes, familje shqiptare Lopa
- Musacchia, parrocco e ritit bizantin
- Pircopo , familja shqiptare Purcopu
- Skanderbegh
- Scirò, familje arbereshe
- Sciambra, familje albanese
- Zamandà, familje shqiptare por që tani është zhdukur.
Arbëreshët e ardhur ndërtuan edhe kishat për besimin e tyre
Në fermën e quajtur Casale ComitisseKasale Komitise (vetustate longitemporis ab incolis olim dereliktum) ishte ngritur një kishë e shenjte quajtur Annunziata. Arbëreshët e rindërtuan, duke i shtuar titullin e parë atë të S. Nicolò di Mira shòn Nikolla. Kjo kishë është quajtur për ta edhe kisha Nënë dhe ka patur gjithmonë përparësi. Deri më sot nuk janë të dhëna të qarta kush ishte themelues, sepse, në një dokument të viti 1404, kjo kishë ekzistonte. Ajo ngrihej në pronat e Reali Diplomi del Re Martino I, në 23 gusht 1392 dhe në 15 shkurt 1398 iu akordua Casa Peralta-s. Kisha e Santissima Annunziata dhe San Nicolò di Mira është ngritur në 1520
Madonna della Favara
Kishat në territorin e Kundisës janë si të karakterit latin ashtu edhe të ritit greco/bizantin ku liturgjia është greke por mund ta gjesh edhe në shqipe.
Një nga kishat më antike në Kundisa, dhe Santa Maria delle Grazie, e quajtur nga arbëreshët Madonna della Favara u rindërtua disi më vonë se krijimi i Casale di Contessa nga shqiptarët. Thuhet që aty ishte një burim ku u shfaq figura e Shën Mërisë dhe prandaj arbëreshët e ndërtuan aty.
Në 1698 kjo kishë e ritit bizantin i kaloi ritit latin, duke i rezervuar ritit Grek të drejtën e pronësisë në tre ditët e para të pashkëve, ditën e 15 gushtit, si edhe festën e 8 shtatorit.
Kisha e San Rocco, është kishë e ritit bizantin, themeluar nga Leonardo Mustacchia, në vitin 1600, viti i kolerës në Milano.( Chetta N. Manoscritto su le Colonie di Sicilia, pg 49)
Gjenden edhe kisha të tjera si; Kisha e Shpirtrave të Shenjtë të Purgatorit e vendosur në qendrën historike në Piazza Umberto I, ritit greco bizantino, themeluar nga Giuseppe Chetta.