Talebanët thonë se do të jenë modern, por vrasjet vazhdojnë

1 Minuta Lexim

Edhe pse talebanët u zotuan që do t’i respektojnë të drejtat e grave, luftëtarët e grupit e vranë një grua në provincën e Takharit pasi ajo doli në publik pa burka.

Në Kabul, mjete të talebanëve me militantë të armatosur janë regjistruar në një video duke patrulluar për aktivistë dhe punonjës qeveritarë. Të shtënat mund të jenë dëgjuar gjithandej rrugëve.

Zëdhënësi i kahmotshëm i talebanëve, Zabinullah Mujahid ka mbajtur konferencën e parë për media të martën, duke thënë se grupi do t’i respektojë të drejtat e grave brenda ligjit sheriatik. Ai gjithashtu tha se do t’u ofrohet aministi edhe punëtorëve qeveritarë të qeverisë afgane të mbështetur nga SHBA-ja.

Këtë javë, talebanët kanë inkurajuar gratë të kthehen në punë dhe vajzat të shkojnë në shkollë ku edhe po shpërndahen shamitë. Por fotografitë tregojnë një grua të shtrirë në tokë e kapluar nga gjaku pasi kishte dalë nga shtëpia pa burka.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull