Nishani reagon ashpër ndaj Veliajt për zjarrvënien te “Sarajet”: Rrugaçi i pashkollë nxitoi të akuzonte pronarët

8 Minuta Lexim

Ish-presidenti i vendit Bujar Nishani, ka reaguar në lidhje me zjarrin e qëllimshëm e vënë mbrëmjen e së hënës tek “Sarajet”, ku bashkëshortja e tij është bashkëpronare.

Nishani u ndal tek deklaratat e kryebashkiakurt Erion Veliaj, i cili fill pas ngjarjes së rëndë ia vendosi gishtin pronarëve të ligjishëm të pronës për zjarrvënien. Nishani me një gjuhë të drejtëpërdrejt, duke e quajtuar si “rrugaç të pashkollë” Veliajn, thekson se për rracën e trashëgimtarëve të Bllokut stalinist të Tiranës është e papranueshme të jesh pronar me prona trashëguar brez pas brezi e të ngritura me punë, mund e djersë, gjeneratë pas gjenerate.

Nishani teksa pranon se bashkëshortja e tij është pronare aty, shprehet se zjarrëvënien e qëllimshme mund ta ketë vendosur vetëm dikush, qoftë ky dhe pronar, i cili në bashkëpunim me Rama-Veliajn mund të ndërtojë një kullë në atë vend.

Postimi i plotë i Bujar Nishanit: Të nderuar miq, “Zjarri në Reishtag” si filozofi, skenar e model politik, mundet të përsëritet pa më të voglin shqetësim edhe pas 88 vitesh, kudo monstrat mbijetojnë !

Pas aktit kriminal të djeshëm kur ju vu zjarri një prej monumenteve të pakta të kulturës që ka mundur të mbijetojë në Tiranën e betonit, tek objekti i njohur si “ Sarajet”, rrugaçi i pashkollë që (për turpin tonë) e kanë vënë në krye të bashkisë së kryeqytetit, nxitoi të akuzonte dhe të vinte emrin autorëve të atij krimi të shëmtuar.

Pronarëve të ligjshëm të asaj prone !

Simbioza e pasardhësit gagarel me mentalitetin e parardhësve stalinistë në urrejtjen ndaj pronarëve të ligjshëm, me taban e qytetarë nuk vihet në dyshim këtë rast.

Për rracën e trashëgimtarëve të Bllokut stalinist të Tiranës është e papranueshme të jesh pronar me prona trashëguar brez pas brezi e të ngritura me punë, mund e djersë, gjeneratë pas gjenerate.

Për ta modeli i nderuar është ai i pronave të vëna me hajdutëri, trafik droge, gjoba bisneseve dhe përqindjen skandaloze të tenderave multimilionëshe.

Ajo që tentoi rrugaçi i pashkollë i bashkisë ishte asocimi i emrit tim me atë të bashkëpronarit tek “Sarajet” duke aluduar për përfshirjen në organizimin e atij akti kriminal të zjarrvënies.

Më së pari, unë kurrë as kam qenë e as jam bashkëpronar në atë pronë.

Po, babai i bashkëshortes sime është njëri prej 27 (njëzeteshtatë) pronarët trashëgimtarë të saj prone.

Akuza dhe tentativa për ta lidhur aktin kriminal të zjarrvënies me pronarët e ligjshëm është po aq kriminal sa dhe vetë zjarrvënia.

Logjika dhe fakti është fare i thjeshtë.

Nëse pronarët e “Sarajeve” do të ishin përfshirë në atë akt kriminal, atë mund ta bënin vetëm në bashkëpunim me Edi Ramën dhe Erion Velinë !

Kjo sepse përfitimi prej djegies ishte vetëm nëse ndërtohej një kullë mbi atë truall.

Por që të bëhej i mundur ai ndërtim duhej së pari që objekti të hiqej nga lista si “Monument Kulture”.

Ky akt bëhet përmes një Vendimi të Këshillit të Ministrave !

Pra vetëm me firmën e Edi Ramës !

Më pas duhet që KKT (Këshilli Kombëtar i Territorit) i cili drejtohet nga Kryeministri, të vendosë ngritjen e kullave aty, si qendër e Tiranës.

Gjithkush e mban mend se kur KKT miratoi kullat pas Teatrit Kombëtar, truallin e “Sarajeve” e la të paprekshme. (Këtu në fakt fle hajduti, jo lepuri).

Pra duhet edhe një firmë tjetër nga Edi Rama.

Më pas duhej leja e ndërtimit nga Bashkia e Tiranës, pra firma tjetër nga Erion Veliaj.

Si mundet që pronarët të digjnin një pronë të tyren aq të vlefshme nëse Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk firmosnin ato vendime të përmendura më lart !

Ajo pronë nëse nuk zhvillohet në një mënyrë tjetër, vlerën pasurore të saj e ka pikërisht tek godina e jo trualli.

Që pronarët të ndërrmernin një hap të tillë (të djegies) pa patur mundësinë të ndërtonin, duhej të ishin edhe të çmendur përveçse kriminelë !

Ndërkohë që rrugaçi i pashkollë në krye të bashkisë ka pothuajse dy vite që shantazhon pronarët nga studiot televizive të Tiranës se “do të bëj shtetëzimin e asaj prone për llogari të bashkisë së tij”.

E fundit, por fakti më delegjitimues i ligësisë së gagarelit qëndron tek legjislacioni i shtetit tonë.

Ai përcakton se çdo objekt monument kulture i kategorisë së parë siç është “Sarajet”, në çdo rast (djegie, përmbytje apo rrënimi) duhet ringritur nga poseduesit siç ka qenë para rrënimit, përndryshe ta merr shteti sipas nenit 120, pika 2/a të Ligjit për trashëgiminë kulturore. Ky është dhe synimi i zjarrvënësve, qartazi !

Pronarët e atij objekti e njohin mirë legjislacionin e shtetit të tyre, jo si rrugaçi i pashkollë që e kanë vënë në krye të Tiranës !

Kusarët në krye të qeverisë dhe bashkisë e duan atë objekt nën administrim prej tyre.

Kjo pikërisht në shërbim të vendimit skandaloz të marrë më parë për kullat pas Teatrit Kombëtar.

“Sarajet” ju duhet për të grabitur territorin privat pas asaj ndërtese (të cilin sot nuk e shfrytëzojnë dot për shkak të pronarëve) si dhe justifikuar koeficientin e lirë përreth kullave të planifikuara nga Edi Rama që presin firmën e Erion Velisë !

Kjo është kusari ! Ndaj duhej shembulli i Rejshtagut për të grabitur pronën e qytetarëve prej talebanëve të palarë në qeveri e bashki !

Rrugaçi i pashkollë gjen kurajon, përgojon e akuzon familjarët, bashkëshorten, e gjithkujt me “guxim” të madh.

Guxim që buron nga mungesa e moralit dhe dinjitetit që kanë parë tek nëna ku janë rritur dhe tek gruaja ku janë futur.

Unë shpresoj që institucionet ligjzbatuese të këtij vendi do ta zbardhin ngjarjen e djeshme kriminale mbi “Sarajet”, por në këtë rast do ti sugjeroja SPAK të hetonte nëse në Bashkinë e Tiranës ka ndonjë projekt që prej vitesh merr para nga organizma ndërkombëtarë për gjoja mirëbajtjen e atij objekti, ndërkohë ai është pronë private e asnjë investim publik nuk ka patur.

Nëse kjo rezulton e vërtetë atëhere kemi një aferë e madhe korrupsioni me para të taksapaguesve të huaj !

Sa për “merakun” që kusarët e Tiranës kanë për muzeumet, mjafton të rikujtojmë historinë e shkatërrimit të Muzeut të Shkencave të Natyrës, unikal në llojin e vet dhe ngritjen e kullave aty.

Në të gjithë historinë e njerëzimit, MAFIA është ndier e gjithëpushtetshme, e pacënueshme, është sjellë dhunshëm dhe agresive.

Jetonte me delirin e pafundësisë !

Por në të gjitha rastet, fundin e ka patur të hidhur.

Shqipëria nuk do të jetë përjashtim !

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull