Arsyeja pse njerëzit filluan të putheshin

3 Minuta Lexim

Më pak se gjysma e të gjitha shoqërive puthen me buzë, sipas një studimi të 168 kulturave nga e gjithë bota. William Jankowiak, një profesor i antropologjisë në universitetin e Nevada Las Vegas, zbuloi se vetëm 46% përdorin puthje buzë më buzë në një kuptim romantik, duke përjashtuar përshëndetjet ose puthjet prind-fëmijë.

Dy teori se pse njerëzit kanë nevojë për të puthur burojnë nga ideja se si foshnje, ne kemi një dëshirë të lindur për prekjen e buzëve. Në një rast, mund të jetë fakti që ne e lidhim prekjen e buzëve me ushqyerjen me gji dhe ky refleks është i lindur tek të gjithë. Ekziston gjithashtu një sugjerim që nënat dhe fëmijët e tyre të lidhen me puthjen buzë-buzë për shkak të diçkaje të quajtur “transferimi i ushqimit pre-mastication*”. Nënat e paraardhësve tanë të lashtë mund të kenë përtypur ushqimin tonë për ne në vitet e para të jetës dhe e kanë transferuar ushqimin direkt në gojën tonë. Kjo është diçka që shihet tek paraardhësit tanë më të afërt – shimpanzetë – si dhe majmunët e tjerë të mëdhenj.

*Pre-mastication: Term që përdoret kur përtyp ushqim me qëllimin për ta zbutur ose ndarë në copëza të vogla, që t’ia ushqesh fëmijës.

Jankowiak, sidoqoftë, mendon se “sensualiteti i njerëzve mund të përmbushet në shumë mënyra, përveç puthjes”.

“Ato kultura që nuk puthin në buzë, gjejnë mënyra të tjera për të qenë intimë. Për shembull, në “puthjen malajze”, përshkruar nga Darvin, gratë uleshin në tokë dhe burrat vareshin mbi to dhe nuhasnin njëri-tjetrin – duke marrë një “mostër” të aromës së partnerit të tyre.

Në ishujt Trobriand, në brigjet lindore të Guineas së Re, të dashuruarit puthen duke u ulur ballë për ballë dhe duke kafshuar qerpikët e njëri-tjetrit.

Puthja normale që njohim sot me buzë është një sjellje pothuajse unike njerëzve. Nëse ajo ka një qëllim evolucionar, pse nuk shohim më shumë kafshë duke u puthur?

Një nga arsyet që ne mund të kemi qenë të “detyruar” t’i afrohemi fytyrës së partnerit, ka qenë për ta nuhatur atë. Aroma mund të zbulojë të gjitha llojet e informacioneve të dobishme: dietën, praninë e sëmundjeve, gjendjen shpirtërore etj. Shumë kafshë kanë shqisa shumë më të sofistikuara të nuhatjes sesa ne, kështu që ato nuk duhet të jenë aq afër.

Burimi: BCC

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull