FOTO/ Talebanët premtuan paqe, në Kabul nisin fshikullimet me kamxhik

1 Minuta Lexim

Edhe pse premtuan publikisht amnisti dhe paqe për të gjithë dhe për një sistem që respekton qytetarët pamjet që vijnë sot nga rrugët e Afganistanit tregojnë të kundërtën.

Në disa foto të publikuara nga Los Angels Times, shfaqen njerëz të gjakosur, mes tyre edhe fëmijë, të fshikulluar me kamxhik nga talebanët për t’i penguar që të futen në aeroportin e Kabulit.

Personat e armatosur talebanë tani kanë rrethuar aeroportin – e vetmja rrugë për të dalë jashtë Afganistanit për mijëra refugjatë të bllokuar në kryeqytet dhe provincat e afërta – dhe po kontrollojnë dokumentet e atyre që përpiqen të largohen.

Talebanët madje hapën edhe zjarr për të zmbrapsur turmat e njerëzve që duan të largohen nga vendi për të mos jetuar nën regjimin e tyre.

Talebanët hynë në Kabul dhe morën pushtetin të Dielën pasi Presidenti Ashraf Ghani u largua nga vendi, duke i dhënë fund një fushate dy-dekadëshe në të cilën SHBA dhe aleatët e saj ishin përpjekur të transformonin Afganistanin.

Ata premtuan se do të sigurojnë më shumë liri për gratë në jetën publike, bazuar gjithsesi në ligjet e sheriatit.

  

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull