Një burrë ka sulmuar me sëpatë një 51-vjeçar, teksa ky i fundit ishte duke tërhequr para nga bankomati.
Ngjarja ka ndodhur në Nju Jork. Policia njofton se agresori ka goditur disa herë me sëpatë 51-vjeçarin Migel Soloracano i cili mbeti i plagosur në kokë dhe këmbë.
Autori i sulmit Aaron Garcia po i nënshtrohet vlerësimit psikiatrik në Spitalin Bellevue pas sulmit.
Agresori nuk është ndalur e pasi ka goditur disa herë Soloracanon nis t’i gjuajë bankomantit.
Kur mbërriti policia në vendngjarje e gjeti 51 vjeçarin me 3 plagë në kokë dhe 1 në këmbë. Ai u dërgua menjëherë në spital dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Nuk dihen detaje të tjera mbi rrethanat që çuan në sulm, ndërkohë policia ka nisur një hetim të plotë të ngjarjes.