Shkodër – Ekzekutoi bashkëshorten dhe më pas qëlloi veten, ja kush janë viktimat

2 Minuta Lexim

Fotografitë janë të çiftit që u gjet i pajetë ditën e djeshme, në banesën e tyre në lagjen “Ahmet Haxhia”, në Shkodër.

Sipas policisë, dyshohet se krimi ka ndodhur para disa ditësh, por është zbuluar vetëm këtë të Mërkurë.

“Dyshohet se shtetasi Fadil Bandulla, 79 vjeç,  ka vrarë me armë zjarri në banesë bashkëshorten e tij shtetasen Sanije Bandulla, 83 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten. Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se shtetasi Fadil Bandulla ka vrarë bashkëshorten dhe më pas veten”, njoftoi policia.

Viktimat

Raportohet se bashkëshortët kanë pasur konflikte prej kohësh me njëri-tjetrin, ku rasti më i fundit ka qenë fundjavën e kaluar. Bëhet me dije se 5 ditë më parë, Bandulla është paraqitur në urgjencën e spitalit rajonal të Shkodrës, me lëndime të shumta për shkak të dhunës nga bashkëshorti. Ngjarjen e rëndë ajo e ka rrëfyer edhe përpara patrullës së policisë, në spital, dhe ka kërkuar ndihmë nga uniformat blu.

Ndihmë kjo e cila nuk erdhi kurrë nga ana e policisë së Shtetit. Raportohet gjithashtu se 83-vjeçarja po planifikonte largimin nga shtëpia dhe kalimin e saj në azilin e pleqve për shkak të dhunës në familje të planifikuar nga bashkëshorti.

Kanë qenë fqinjët ata të cilët kanë raportuar në polici mungesën e çiftit të të moshuarëve prej tre ditësh, ku më pas policia pas kontrollit në banesë ka gjetur trupat e tyre.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull