Jo vetëm Tirana e Durrësi, afganët do strehohen dhe në Berat

1 Minuta Lexim

Tirana, Durrësi dhe Berati janë tre destinacionet e para ku do akomodohen afganët që do të vijnë gjatë kësaj jave në Shqipëri.

“Euronews Albania” raporton se grupi i parë i afganëve që do të mbërrijnë në Shqipëri pritet të akomodohet në qytetin e Beratit.

Kryetari i Bashkisë Berat, Ervin Demo i tha Euronews Albania se këto ditë po bëhen përgatitjet në hotelet e këtij qyteti për të garantuar kushte sa më komode për qytetarët afganë.

Kryeministri Rama konfirmoi se në Shqipëri do të vijnë mbi 1000 afganë brenda kësaj jave.

Por, autoritetet shqiptare ende nuk konfirmojnë një orar se kur do të ulet në Rinas avioni i parë me shtetasit afganë.

Pranë aeroportit janë ngritur disa çadra të ushtrisë, të cilat do të shpërbejnë për të bërë kontrollet e shtetasve afganë, kontrolle fizike dhe shëndetësore.

Ditën e djeshme, nga aeroporti i Kabulit kanë fluturuar 7 nga 10 avionët e planifikuar për shkak të situatës së tensionuar.

Ky aeroport është marrë nën kontroll nga amerikanët, ndërkohë që talebanët ndodhen jashtë rrethimit.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull