Kryeministri Edi Rama ditën e sotme në një intervistë për mediat italiane ka ndryshuar shifrën e afganëve që vendi ynë do të presë për t’i strehuar. Ditën e djeshme Rama tha për mediat spanjolle se do vinin 2 mijë afganë ndërkohë sot shifrës i janë shtuar edhe 1 mijë të tjerë.
“Historia jonë na e imponon këtë gjë”. E kemi jetuar luftën dhe kujtesën e saj e kemi të freskët. Nëse Evropa është e dyzuar edhe për Afganistanin, është sepse s’e mbajnë mend historinë.
Nuk i jap leksione askujt. Aq më pak Italisë, ndaj së cilës jam shumë i lidhur. Por, po them se pritja e refugjatëve është detyrim i yni. Unë mbaj mend Millosheviçin, mbaj mend luftën, refugjatët, vdekjen torturat. Ishim ne afganët dikur, për ju italianët”, tha Rama.