Ekzekutimi i të riut në Vlorë, dyshohet se u qëllua nga pasagjeri

2 Minuta Lexim

Detaje të reja kanë dalë në dritë këtë të diel për sa i përket ekzekutimit të të riut Xhuljano Bullari, trupi i të cilit u gjet një ditë më parë në Babicë të Vlorës.

Mësohet se ai është qëlluar dy herë me plumba në kokë nga pasagjeri në mjetin e viktimës, ndërkohë policia ka shoqeruar në komisariat 10 persona.

Një ditë më parë, 25 vjeçari Xhuljano Bullari u gjet i vrarë në një makinë tip Fiat jeshile, që rezulton në pronësi të një vajze nga Tirana.

Dyshimet e para të policisë ishin se i riu është qëlluar nga një person afër me të dhe nuk e ka pritur këtë gjë. Viktima njihej si person me precedent penal.

Xhuljan Bullari njihet nga policia si person me precedent penalë. Bullari kishte pak muaj që ka dalë nga burgu, ku kishte vuajtur dënimin për akuzën e “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” të shtetasve sisrianë.

Njëherësh Bullari është dënuar dhe në Tiranë për akuzën e Largimit nga vendi i qëndrit të caktuar nga gjykata, pasi gjatë periudhës së qëndrimit në “Arrest shtëpie” ai ka ikur nga banesa.

Në 2018 ai ishte arrestuar nga policia e Fierit në lagjen “Sheq i Madh” Fier me automjetin e tij tip “Lancia” duke transportuar 3 shtetas Sirianë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull