Një ngjarje e rëndë ka tronditur një familje në Fushë-Krujë në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Djali i tyre 23 vjeç i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në pemë, aty ku familjarët e kanë gjetur rreth orës 05:35.
Ata kanë nxituar për në spital që t’i japin ndihmën e parë, por fatkeqësisht i riu ka qenë pa shenja jete.
Njoftimi:
Krujë/Informacion paraprak
Më datë 22.08.2021, rreth orës 05:35, nga familjarët e tij, është dërguar pa shenja jete në urgjencën e Fushë Krujës, shtetasi F. T., rreth 23 vjeç, i cili është gjetur nga familjarët i vetëvarur në banesë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.