Moderatoja e njohur e ‘Top Channel’, Nevina Shtylla pas përfundimit të rubrikës së saj tek ‘E Diell’ ka marrë një periudhë pushimesh duke qëndruar larg nga ekrani televiziv. Mirëpo pavarësisht kësaj ajo vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale dhe të mbajë një komunikim të vazhdueshëm me fansat e saj.
Në një bisedë virtuale, ajo ka folur për ndjesitë që ka pasur në momentin e parë që ka dalë para kamerave.
Nevina ka treguar se ka qenë vetëm 15-vjeç dhe ka pasur emocione shumë të forta.
“Shumë emocione. Rrahje të forta zemre. Dhe sigurisht që ajo çfarë thashë ishte tjetër për tjetër nga ajo çfarë kisha planifikuar fillimisht të thoja. Kam qenë 15 vjeç dhe që atëherë më është dashur të punoj shumë, të dështoj e të provoj sërish, që të fitoj qetësinë që kam sot në skenë. Edhe pse emocionet janë më lehtësisht të kontrollueshme tani, ka ende vend për përmirësim”, ka treguar Nevina Shtylla.