Vodhi një lokal në Lushnje dhe nuk iu bind Policisë, pranga 43-vjeçarit

2 Minuta Lexim

Një 43-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lushnjës, pasi akuzohet se ka vjedhur një lokal, si dhe ka kundërshtuar forcat e rendit. Policia njofton se bëhet fjalë për shtetasin Gazment Kiptiu, banues në Lushnjë dhe i dënuar më parë për vjedhje.

Gjithashtu janë proceduar penalisht edhe 4 familjarë të autorit, pasi penguan punonjësit e policisë në kryerjen e detyrës.

Gjatë kontrollit të banesës iu gjet dhe sekuestrua shuma e parave të vjedhura, 1 celularë, 1 Ipad dhe disa paketa cigare.

Njoftimi i Policisë Lushnje

Pas marrjes së njoftimit se në lagjen “18 Tetori” është vjedhur lokali në pronësi të shtetases T. H., shërbimet e Policisë Lushnjë organizuan punën dhe bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit Gazment Kiptiu, 43 vjeç, banues në Lushnjë (i dënuar më parë për vjedhje).

Gjatë shoqërimit të tij për në Komisariat, 43-vjeçari nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të Policisë dhe familjarët e tij, konkretisht shtetaset M. G., 37 vjeçe, E. K. 20 vjeçe, Sh. K. 65 vjeçe dhe R

Xh., 19 vjeç, kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë duke i penguar në kryerjen e detyrës për shoqërimin e shtetasit Gazment Kiptiu.

Gjatë kontrollit të banesës u gjet dhe sekuestrua shuma e parave të vjedhura, 1 celularë, 1 ipad dhe disa paketa cigare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprat penale “Vjedhje”, “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull