Autoriteti Rrugor Shqiptar në bashkëpunim me Policinë Rrugore njfotjnë se në segmentin rrugor “Mbikalimi i Shkozetit-Mbikalimi Plepa do të kryhen punime për riparimin e ndriçimit.
Bëhet me dije se punimet do të përfundojunë brenda afatit 20-ditor dhe do të kryhen gjatë natës për të mos penguar trafikun, duke filluar nga data 23.08.2021, ora 22:00-06:00, deri në datën 11.09.2021.
Njoftohet se korsia e shpejtësisë, e drejtimit Shkozet-Plepa, apo Plepa-Shkozet (sipas nevojave dhe fluksit të trafikut), të bllokohet duke vendosur të gjithë sinjalistikën informuese/paralajmëruese në përputhje të plotë me “Manualin e Sinjalizimit Rrugor”.
NJOFTIM PËR MEDIAN DHE OPINIONIN PUBLIK
Autoriteti Rrugor Shqiptar në bashkëpunim me Policinë Rrugore ju njoftojnë se:
Në segmentin rrugor “Mbikalimi i Shkozetit-Mbikalimi Plepa (K/Rr.Nr.4)”, do të kryhen punimet për riparimin e ndriçimit, i cili aktualisht është jashtë funksionit. Sipas grafikut është parashikuar që punimet të përfundojnë brenda afatit 20-ditor dhe do të kryhen gjatë natës për të mos penguar trafikun, duke filluar nga data 23.08.2021, ora 22:00-06:00, deri në datën 11.09.2021.
Për rritjen e sigurisë rrugore në këtë segment, ARRSH ka miratuar urdhrin e punimeve të emergjencës (EËO 024), për riparimin dhe vënien në funksion të ndriçimit rrugor të këtij aksi të rëndësishëm për qarkullimin e mjeteve .
Kryerja e këtyre punimeve do të bëhet në mënyrë të sigurt dhe cilësore pa penguar trafikun, është e domosdoshme që korsia e shpejtësisë, e drejtimit Shkozet-Plepa, apo Plepa-Shkozet (sipas nevojave dhe fluksit të trafikut), të bllokohet duke vendosur të gjithë sinjalistikën informuese/paralajmëruese në përputhje të plotë me “Manualin e Sinjalizimit Rrugor”.
⚠️Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj për punimet që do të kryhen gjatë kësaj periudhe!