Përgjaket aeroporti i Kabulit, ushtria gjermane zbardh çfarë ndodhi

1 Minuta Lexim

Një përleshje me armë zjarri ka ndodhur në aeroportin e Kabulit, ku si pasojë ka mbetur edhe një viktimë.

Ushtria gjermane pohon se autorë të panjohur kanë sulmuar forcat afgane në aeroportin e Kabulit.

Një anëtar i forcave afgane u vra dhe tre të tjerë po afganë u plagosën gjatë një përplasje me armë zjarri që nuk dihet nga kush nisi dhe pse nisi.

Ngjarja ndodhi në portën veriore të aeroportit teksa forcat afgane janë pjesë e ushtrisë që kanë ndihmuar ndërkombëtarë dhe nuk i dorëzohen talebanëve.

Situata në aeroportin e Kabulit vijon të jetë serioze me talebanët nga njëra anë që nuk ofrojnë siguri, ndërkombëtarët që duan të përshpejtojnë evakuimin dhe në mes mijëra afganë që duan të largohen nga vendi.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull