Sindikata që përfaqëson spitalin publik në Greqi po planifikon një grevë dhe një tubim në qendër të Athinës të enjten për të protestuar kundër vaksinimit të detyrueshme të punonjësve të kujdesit shëndetësore kundër Covid-19.
Sipas mediave vendase pritet që greva e organizuar nga POEDIN do të fillojë në orën 10 të mëngjesit dëri në orën 3 të pasdites.
Protestuesit do të mblidhen para Ministrisë së Shëndetësisë ku do të ngrenë zërin fort për të refuzuar vendosjen me detyrim të vaksinës anti-Covid.
Gjithashtu sindikata u ka bërë thirrje anëtarëve të saj, të cilët kanë marrë dozate vaksinës të mos dorëzojnë certefikatat e tyre të imunitetit tek autoritetet për të parandaluar krijimin e një regjistri që tregon se cilët punonjës të kujdesit shëndetësor janë vaksinuar kundër koronavirusit të ri dhe cilët jo.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë greke, puntorët të cilët do të refuzojnë vaksinimin do të përballen me pezullim pa pagesë.