“Kriminel serb që duhej djegur në zjarr”, “Histeri fashiste, e turpshme!” Me këto fraza i ka fshikulluar kryeministri Edi Rama të gjithë kritikët e këngëtarit serb Goran Bregoviç, ndërkohë që në një postim të mëtejshëm në rrjetet sociale, ish ministri socialist i financë-ekonomisë, deputet i disa legjislaturave, Arben Malaj shpreh opinionin e vet lidhur me këtë gjuhë të përdorur nga Kryeministri në detyrë.
Nga Arben Malaj –
Ky është nje reagim i Kryeministrit, qe shpreh gjendjen e tij te emocionale te perkeqesuar. Ndersa etiketimi fashist i disa kritikeve eshte turperues.
Rama duhet t’a kuptojë thelbin e demokracisë e cila bazohet dhe funksionon ne ndarjen, balancen dhe kontrollin e pushteteve.
Rama nuk mund te jete ne te njejtin kohe Kryeminister, pergjegjes i zyres se kultures se Bashkise Korçe dhe aq me pak zëdhenesi i policise qe qarteson se kapsolla e hedhur ne ate koncert eshte akt terrorist, thjeshtë nje reagim spontan emocional apo nje veprim i mire strukturuar dhe mire organizuar i ushqyer nga mentalitetet fashiste qe Kryeministri i paska zbuluar tek nje pjese e populli te tij??
Nje Kryeministër qe etiketon fashistë kritiket e nje aktiviteti kulturore te nje Bashkie, qe nuk ka pune tjeter por ri tere diten ne rrjetet sociale dhe debaton per koncertin e Goranit eshte shqetesim real dhe ne rritje per demokracive dhe qeverisjen e vendit.
Ne bote behen protesta qe anulojne dhjetra koncerte, konferenca, samite globale, turmat e pa shpresa dhe te irrituara dalin jashtë kontrollit, djegin dhe shkaterroje gjithcka por dhe asnjë Kryeministri nuk i etiketon fashiste apo naziste, maksimumi i quajne huligane.
Kryeministri i perzgjedh epitetet denigruese per gjithe te tjeter per te kapur titujt e mediave nderkombetare edhe pse ne vete- dije percmon dhe denigron gjithe kritiket dhe vete popullin dhe vendin e tij.
Ai synon te devijoi reagimin publik per deshtimet e tij.
Duke mos pasur ne formimin e tij bazik asnje qelize shtete-fornuese ai shkatërroi funksionim demokratik ne PS dhe qeverisje.
Zhduku cdo mendim alternative, perndoqi cdo perfaqesues te mendimit ndryshe, i zvendesoi individet me integritet ne parti dhe qeveri – me ministra dhe deputete manikine koke-tundese miratuese per cdo përzgjedhje te tij spontane, personale, nepotike dhe korruptive .
Ai i zvendesoi ata me individë ne CV dhe perkushtim kriminal.
Deshperimi i tij per deshtimin e tij rrezikon dhe kercenoi më shumë shqiptaret se sa atë dhe te zgjedhurit e tij. Njësoj si tek “Ferma e kafsheve” te Orwellit.
Per te ndihmuar atë që te kuptonte qeverisjen jane paguar nga donatore dhe taksat e shqiptareve me shume fonde se sa per dizenjimin dhe implementimin e Planit “Marshall” per rindertimin e Evropës pas luftes dytë botërore
Popujt e pergjakur dhe te varferuar deri ne palce te vendeve nderluftues ne Evropë e fituan luften dhe realizuan projektin e suksesshem te BE-se me vizion, sakrificat dhe perjushtimin qe as “NETFLIX” nuk i pasqyron dot ne emocionin njerezorev qe BE u ndertua dhe u rrit si blloku ekonomik nder me te medhenjte ne ekonomine globale dhe nga me te zhvilluar sot ne bote.
Policia deklaron se ne Korçe ndodhi thjeshtë nje incident me nje kapsolle , nuk pati te lenduar dhe koncerti nuk u nderpre.
Kryeministri shkruan se mentalitetet fashiste ne Shqiperi duan t’i vene flaken Balkanit.
Ky dhe armata e tij qeverisëse e mediatike, aq agresive ne rrjetet sociale, deshperohen perse Kurti dhe Vete-vendosja nuk vepruan si force politike anarshiste.
Kjo sepse vetem ky skenar do t’a dimensiononte atë, liderin më modern ne hapesirat globale perfshi edhe Afganistanin qe duhet rindërtuar.
Ai, Kryeministri, vetbeson se eshte i vetmi “fanar ndriçues” qe me vizionin dhe mision paqetues midis serbeve dhe shqiptareve te Shqiperisë, me qartesine e tij gjeopolitike, me protagonizmin e tij ” patriotik” dhe me kujdesarine tij mbi Kurtin dhe lidershipin e ligjshem te Kosoves, pse jo edhe te gjithe Balkanit, do te siguroi paqen, që, sipas atij, eshte e pamundur pa atë, prandaj duhen toleruar udheheqes autoritarian qe qeverisin si mbretër te mbretërive feudale ne mes te Evropës dhe ne fillimet e shekullit te 21.
Fatkeqësisht iluminizmin e ka vrare pushteti absolut qe bazohet tek kapja e shtetit dhe” korruptimi ekstravagante i liderëve parafabrikatë”, sic qarteson sot ne analizen e tij nobelisti Acomoglu per disa nga shkaqet thelbesore te deshtimit shtete formues ne Afganistan.