Lëshimi i alarmit SOS nga një Jaht në Vlorë, reagon Kapiteneria e qytetit bregdetar

1 Minuta Lexim

Një Jaht me turistë ka lëshuar sinjalin SOS mbrëmjen e sotme në Gjirin e Gramës, në Karaburun të Vlorës.

Mësohet se Jahti me turistë ka lëshuar sinjalin SOS pasi ka pasur një defekt në motor, ndërkohë policia kufitare dhe rojet bregdetare janë nisur menjëherë në vendngjarje. Në Jaht ndodhen 11 turistë dhe dyshohet se defekti ka ardhur si pasojë e dallgëve.

“Sot rreth ores 18:00 inspektori ı ZMTD mori njoftim nga te afermit e nje mjeti lundrues, me 11 persona ne bord i cili ndodhej në afërsi të gjirit te Shën Janit ı cili kishte pësuar çarje te nje tubolari. Nuk kishte rrezik prezent per njerzit ne bord, mjeti lundrues nuk kishte humbur hermecitetin dhe lundershmerine. Menjere Kapiteneria e Portit Vlorë njoftoi QNOD-ne dhe DRKM-ne Vlorë për situatën detare te krijuar.

Rreth ores 18:15 jane nisur ne drejtim te mjetit lundrues mjetet e DRKM-se Vlorë dhe mjetet e Delta Force ne rast rreziku për jeten e tyre.

Ne oren 18:30 Mjeti lundrues i Delta Forc i ka shkuar në vendngjarje i ka mare njerzit ne bord dhe e ka shoqeruar mjetin lundrues pa problem per ne portin e Marines Orikum“, deklaroi Kapiteneria e Vlores.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull