Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka përshëndetur qëndrimin e Sekretares së Energjisë, Jennifer Granholm në lidhje me qëndrimin e SHBA-ve për konfliktin në Krime.
Përmes një postimi në Twitter Kim kujtoi deklaratën e Granholm, duke nënvizuar faktin se sanksionet ndaj Rusisë do të vazhdojnë deri sa të përfundojë okupimi i Krimesë.
“Siç tha edhe Sekretarja e Energjisë Jennifer Granholm në Forumin e Krimesë; “Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona diplomatike me aleatët dhe partnerët për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainën lindore. Ne do t’i mbajmë sanksionet ndaj Rusisë derisa ajo të përfundojë okupimin e Krimesë dhe agresionin e saj në Ukrainë.”, shkruan Kim, ndërsa ka shpërndarë edhe një reagim të ministres për marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila ishte dje në samitin e Platformës së Krimesë në Kiev.
Rikujtojmë se një debat është ndezur midis Ambasadës së SHBA-ve në vendin tonë dhe asaj ruse, pasi Ambasada amerikane i bëri thirrje një ditë më parë Rusisë të lirojë urgjent kreun e opozitës ruse, Alexey Navalny. Ambasada ruse jy përgjigj duke thënë se Navalny nukë është kreu i opozitës, por është një mashtrues prandaj dhe po bën burg.