Në pritje të ëmbël, ish-deputetja Kejdi Mehmetaj shfaqet me barkun e rrumbullakosur në kampingun e LRI në Jalë (FOTO)

1 Minuta Lexim

Ish deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj mbrëmjen e djeshme ka folur para të rinjve në natën e dytë të kampingut të LRI (Lëvizja Rinore për Integrim) në Jalë.

Mirëpo kur Mehmetaj u ngrit të mbante fjalën, syt na shkuan te mbarku i rrumbullakosur. Duket se ish deputetja është në pritje të ëmbël edhe pse këtë lajm të bukur ka dashur ta mbajë vetëm për vete.

Mehmetaj është munduar që ta fshehë barkun e rrumbullakosur pasi ka veshur një këmishë të gjatë të bardhë.

“Ballkan web” ka mësuar se Mehmetaj është në muajin e gjsshtë të shtatzënisë dhe se është në pritje të një vajze.

Vetë ish deputetja nuk ka konfirmuar asgjë, madje ajo kohët e fundit ka qëndruar larg rrjeteve sociale.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull