Qytetarët afganë që do të vijnë në Shqipëri do të qëndrojnë të paktën 1 vit.
Ky fakt bëhet i ditur në vendimin e sotëm të qeverisë e cila ka ngritur një task forcë që do të merrret me këtë çështje.
Në mbledhjen e saj të fundit, kabineti qeveritar Rama 2 miratoi ngritjen e kësaj task force që do të përbehet nga shtatë Ministri dhe do të kryesohet nga dikasteri për punët e Jashtme.
Ky është vendimi i parë që shteti shqiptar ndërmarr pas deklaratave publike dhe parashikon dhënien e mbrojtjes së përkohshme ndaj afganëve.
Me këtë statusit, afganët do të kenë të drejtë të qëndrojnë për 1 vit në Shqipëri, ndërsa Qeveria i njeh vetes të drejtën të kufizojë lëvizjet e tyre nëse do t’i nevojitet.
Prej më shumë se dy javësh, shteti shqiptar është angazhuar të presë një numër prej rreth 3 mijë refugjatësh nga Afganistani që pritet të qëndrojnë në Tiranë, Durrës dhe Berat.