Tottenham refuzoi 150 milionë euro për të, Harry Kane thyen heshtjen për të ardhmen e tij

2 Minuta Lexim

Një merkato e çuditshme dhe plot surpriza këtë verë po ndodh me klubet e mëdha. Një ditë hapet një garë e madhe, të nesërmen mbyllet diçka tjetër dhe sot përfundon saga Harry Kane.

Sulmuesi anglez, objektivi numër 1 i Pep Guardiolës për Man. Cityn e tij, ka mbyllur çdo diskutim duke pranuar të qëndrojë te Tottenham. Ndoshta nuk është dorëzim por i detyruar nga klubi që nuk pranoi të merrte as 150 mln Paund për bomberin e saj, sulmuesi anglez shkruajti në profiling e tij duke konfirmuar qëndrimin te Spursat:

“Ishte e pabesueshme të shihja pritjen nga tifozët e ‘Spurs’ të dielën dhe të lexoja disa nga mesazhet mbështetëse që kam pasur në javët e fundit. Do të qëndroj te Tottenham këtë verë dhe do të jem 100% i fokusuar në ndihmën e ekipit për të arritur sukses”, shkruajti bomber anglez çka konfirmon edhe zyrtarisht mbylljen e çdo spirale që do ta çonte atë te Man. City.

Tashmë Guardiola mbetet pa sulmues dhe kjo mund të hapë shumë hipoteza të tjera ditët e fundit të merkatos ndërsa të fituar dalin Tottenham dhe tifozët që do të kenë sërish bomberin ama nga ana tjetër, 150 mln Paund mund të mbyllnin shumë gropa financiare.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull