Vizita e Presidentit Erdogan në Mal të Zi cilësohet si historike

1 Minuta Lexim

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) do të vizitojë Malin e Zi me 28 gusht, njofton Ministria e Jashtme e vendit. Dakordimi rreth vizitës erdhi pas takimit në Kiev të ministrit të Jashtëm, Gjorgje Radulloviq me homologun e tij turk Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu). Vizita e paralajmëruar vite më parë dhe e shumëpritur në mal të Zi cilësohet si historike në kohën kur Mali i Zi dhe Turqia po zhvillojnë marrëdhënie të shkëlqyera dhe bashkëpunim në të gjitha fushat. S’ka dyshim që kjo vizitë do t’i intensifikojë edhe më shumë raportet midis dy vendeve.

 

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull