Talebanët kanë kërcënuar dhe rrahur punonjësit e OKB -së në Afganistan.
Kjo u zbulua nga një dokument konfidencial i Kombeve të Bashkuara.
Sipas “AFP”, në dokument përshkruhen dhjetëra incidente, përfshirë atë që ndodhi të dielën kur një anëtar i stafit të OKB-së u bllokua rrugës për në aeroportin e Kabulit dhe u rrah.