Krerët e politikës përkujtojnë 111-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës: Të ndjekim shembullin e saj

2 Minuta Lexim

Sot shënohet 111 vjetori i lindjes së Nënë Terezës, nobelistes dhe shenjtores shqiptare që kreu bamirësi për të varfërit gjatë gjithë jetës së saj.

 

Presidenti Ilir Meta e përkujtoi ditëlindjen e saj me një mesazh në “Facebook”, duke kërkuar që të ndiqet shembulli i saj.

 

“Dashuria duhet vënë në veprim”, predikonte Shenjtorja Nënë Tereza, simboli më përfaqësues dhe frymëzues i humanizmit, solidaritetit dhe i vajzës, motrës dhe nënës së dhembshur shqiptare. Sot, në 111-vjetorin e lindjes së saj, nderimi më i madh që mund t’i bëjmë është të ndjekim shembullin e veprës së saj dhe vlerat më të mira kombëtare, njerëzore dhe hyjnore që promovoi gjatë gjithë angazhimit jetësor. Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por secili nga ne mund të bëjë gjëra të vogla me dashuri të madhe”, shkruan Meta.

 

Një mesazh urimi dërgoi edhe kryeministri Edi Rama, duke e nisur ditën duke shpërndarë foto të Nënë Terezës, të cilën e quan të paqtë.

 

“Mirëmëngjes dhe me këtë foto të Nënë Terezës së shenjtë në ditën e lindjes së saj, ju uroj një ditë të paqtë si vetë ajo”, u shpreh Rama.

 

Kurse ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka theksoi se Nënë Tereza ia dedikoi jetën e saj kujdesit për njerëzit.

 

“111 vite më parë, një grua e veçantë lindi, një grua e cila vendosi t’ia dedikoje jetën e saj kujdesit për njerëzit. Sot, kur Shqipëria po përgatitet të mirëpresë mijëra njerëz të cilët po arratisen pasi jeta e tyre po kërcënohet, ne jemi krenarë që solidariteti dhe bamirësia për të cilën ajo predikoi dhe praktikoi gjatë gjithë jetës, është e pranishme mes shqiptarëve  . Gëzuar ditëlindjen Nënë Tereza!”

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull