Lajme tronditëse vijnë nga shpërthimet në Kabul. The Guardian raporton se janë 4 marinsa të vrarë dhe 3 të plagosur.
Ndërkohë vetë Pentagoni ka raportuar se ka viktima mes ushtarëve amerikanë në Afganistan.
Një burim i njohur me informacionet që merr Kongresi Amerikan tha se zyrtarët amerikanë besojnë fuqishëm se dega afgane e Shtetit Islamik, e njohur si Shteti Islamik Khorasan (ISIS-K), ishte përgjegjës për shpërthimet. ISIS-K kundërshtohet nga Shtetet e Bashkuara dhe talebanët.