Gazetari Ervin Baku përmes një postimi në rrjetet sociale bën të ditur se gjendja shëndetësore e mikut dhe kolegut të tij, gazetarit Kosta Grillo është përkeqësuar.
Gazetari i njohur shqiptar prej disa ditësh ndodhet në Turqi ku po merr një shërbim të specialuzrar kundër COVID-19.
Postimi i plotë:
PËRDITËSIM
Lajmet nga Stambolli nuk janë ato që duam të dëgjojmë… Vëllai Kosta nuk ka qenë mirë… Gjendja është përkeqësuar dhe e kanë marrë në Reanimacion…
Ata/o që besojnë në Zot, të luten fort… Zoti bën mrekulli… Të lutemi për mbrojten dhe shpëtimin e kolegut, mikut, vëllait tonë Kosta Grillo!