Një 27-vjeçar në Has është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka sulmuar me sëpatë prindërit e tij.
Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi S.H, banues në Krumë ka marrë sëpatën dhe ka sulmuar dy prindërit e tij të cilët ndodheshin në banesë.
Nuk dihet ende shkaku i cili ka dërguar të riun në kryerjen e këtij veprimi, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Has kanë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin S. H., 27 vjeç, banues në Krumë, pasi dyshohet se ka kanosur me sëpatë prindërit e tij, në banesë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.