Kush janë 20 ushtritë më të fuqishme sot në botë

6 Minuta Lexim

Fuqia ushtarake ndryshon shumë në të gjithë globin, teksa dhjetëra vende nuk kanë asnjë ushtri. Indeksi gjithëpërfshirës i fuqisë ushtarake i “Global Firepower”, e mat fuqinë ushtarake të vendeve bazuar në 50 faktorë, përfshirë numrin e trupave dhe diversitetin e armëve, burimet natyrore, fuqinë punëtore dhe stabilitetin financuar. Një rezultat i përsosur në këtë indeks është 0.00. Ja cilat janë20 ushtritë më të fuqishme sot në botë.

20. Izraeli.Indeksi: 0.35 pikë

Qytetarët izraelitë rekrutohen në shërbimin e detyrueshëm ushtarak sapo mbushin 18 vjeç. Meshkujt shërbejnë 3 vjet në ushtri, ndërsa femrat 2 vjet. Vendi ka një total 643.000 trupa, prej tyre 170.000 në shërbim aktiv. Vendi ka një buxhet vjetor 16.6 miliardë dollarë për mbrojtjen.

19. Australia. Indeksi: 0.34 pikë

Edhe pse një vend më i madh se Izraeli, ushtria australiane numëron gjithsej 80.000 trupa, 60.000 prej të cilëve janë aktive. Ajo ka 59 tanke, dhe një buxhet vjetor 42.7 miliardë dollarë.

18. Spanja. Indeksi: 0.33 pikë

Spanja ka një ushtri me gjithsej 216.000 trupa, më shumë se gjysma (125.000) e të cilëve janë në shërbim aktiv. Ndërkohë ky vend evropian zotëron 327 tanke, dhe një buxhet vjetor prej 12.08 miliardë dollarësh.

17. Arabia Saudite. Indeksi: 0.32 pikë

Ushtria saudite ka gjithsej 505.000 trupa, 480.000 prej të cilëve janë në shërbim aktiv. Ndërkohë zotëron 1.062 tanke, dhe ka një buxhet vjetor prej 48.5 miliardë dollarësh.

16. Indonezia. Indeksi: 0.27 pikë

Ushtria e saj ka në total 1.08 milion trupa, 400.000 prej të cilëve janë aktive. Po kështu, ky vend ka 332 tanke, dhe një buxhet vjetor prej 9.2 miliardë dollarësh.

15. Gjermania. Indeksi: 0.25 pikë

Ka në total 215.000 trupa, prej tyre 185.000 janë aktive. Buxheti vjetor në fushën e mbrojtjes është 57.4 miliardë dollarë. Ka në dispozicion244 tanke.

14. Irani. Indeksi: 0.25 pikë

Ka shërbimin e detyrueshëm ushtarak prej 2 vitesh. Ushtria iraniane ka në total 1.925.000 trupa, 525.000 prej të cilave në shërbim aktiv. Zotëron 3.709 tanke. Buxheti vjetor 14.1 miliardë dollarë.

13. Egjipti. Indeksi: 0.22

Ushtria ka në total 1.330.000 trupa, nga të cilat aktive janë 450.000. Egjipti ka ndërkohë 3.735 tanke, dhe një buxhet vjetor prej 10 miliardë dollarësh.

12. Italia. Indeksi: 0.21 pikë

Ka në total 371.000 trupa, nga të cilët 175.000 janë në shërbim aktiv. Italia zotëron 200 tanke, dhe një buxhet vjetor 30.47 miliardë dollarë.

11. Turqia. Indeksi: 0.21 pikë

Ushtria e saj përbëhet në total nga 895.000 trupa, nga të cilët 355.000 janë në shërbim aktiv. Turqia zotëron 3.045 tanke, dhe ka një buxhet vjetor prej 17.3 miliardë dollarësh.

10. Pakistani. Indeksi: 0.21 pikë

Ka në total 1.7 milion trupa, nga të cilët në shërbim aktiv janë 654.000 trupa. Ushtria pakistaneze ka 2.680 tanke, dhe një buxhet vjetor prej 12.3 miliardë dollarësh.

9. Brazil. Indeksi: 0.20 pikë

Brazili ka një ushtri me 2 milion trupa në total, prej të cilëve 334.500 janë në shërbim aktiv. Buxheti vjetor është 29.3 miliardë dollarë, dhe zotëron 439 tanke.

8. Britania e Madhe. Indeksi: 0.19 pikë

Ushtria britanike përbëhet nga vetëm 275.000 trupa, nga të cilët 195.000 janë në shërbim aktiv. Buxheti vjetor është 56 miliardë dollarë, dhe zotëron vetëm 109 tanke.

7. Franca. Indeksi: 0.17 pikë

Franca ka në ushtri me 450.000 trupa, 270.000 prej të cilave në shërbim aktiv. Ushtria franceze ka 406 tanke, dhe një buxhet vjetor 47.7 miliardë dollarë.

6. Koreja e Jugut. Indeksi: 0.16 pikë

Ka një personel ushtarak prej 6.7 milionë njerëzish, ose 12.9 për qind e popullsisë. Por në shërbim aktiv janë vetëm 600.000 trupa. Koreja e Jugut zotëron 2.600 tanke, dhe një buxhet vjetor prej 48 miliardë dollarësh.

5. Japonia.Indeksi: 0.16 pikë

Ka një ushtri me 319.000 trupa, 250.000 prej të cilëve janë në shërbim aktiv. Po ashtu ajo zotëron 1.004 tanke dhe një buxhet vjetor prej 51.7 miliardë dollarësh.

4. India. Indeksi: 0.12 pikë

Ushtria indiane ka në përbërje 5.1 milion trupa, por në shërbim aktiv janë vetëm 1.4 milion. Ndërkohë, India ka 4.730 tanke, dhe një buxhet vjetor prej 73.6 miliardë dollarësh.

3. Kina. Indeksi: 0.09 pikë

Kina ka një ushtri gjigante prej 3.4 milion trupash, nga të cilat 2.1 milion janë në shërbim aktiv. Kina ka në dispozicion 3.205 tanke,dhe një buxhet vjetor 178 miliardë dollarë.

2. Rusia. Indeksi: 0.08 pikë

Ushtria ruse ka në total 3.5 milion trupa, por vetëm rreth 1 milion janë në shërbim aktiv. Rusia zotëron 13.000 tanke, dhe ka një buxhet vjetor prej 42 miliardë dollarësh.

1. Shtetet e Bashkuara. Indeksi: 0.07

Ushtria amerikane përbëhet nga 2.2 milion trupa, por vetëm 1.4 milion janë në shërbim aktiv. Amerika zotëron 6.100 tanke. Por ka deri më sot, ajo ka buxhetin më të madh vjetor në fushën e mbrojtjes:plot 740 miliardë dollarë. / bota.al

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull