Ambasadori amerikan në Afganistan adreson fajin qytetarëve: I paralajmëruam, disa zgjodhën të mos largohen

2 Minuta Lexim

Ambasadori amerikan në Afganistan fajëson qytetarët: Nuk donin të iknin më herët
Teleshikues të indinjuar dënuan diplomatin amerikan Ross Wilson si ‘i pashpirt’ pasi u duk se po fajësonte viktimat kur deklaroi se Departamenti i Shtetit i kishte paralajmëruar amerikanët në Afganistan për t’u larguar dhe tha ‘punë e tyre’ për ata që vendosën të qëndrojnë në rajonin e trazuar.

‘Pse nuk i nxorëm jashtë vendit amerikanët dhe miqtë tanë afganë para se talibanët të merrnin kontrollin e Kabulit’, e pyeti Norah O’Donnell e CBS Neës Wilsonin, ambasadori në detyrë i SHBA në Afganistan.

Ne bëmë paralajmërime çdo tri javë për amerikanët që ktheheshin atje, në mars apo prill, secili më i fortë se tjetri’, tha Wilson. ‘Largohuni tani! Largohuni menjëherë’.

Paralajmërimet, sipas tij, përfshinin gjuhën më të fortë që ai kishte parë ndonjëherë në karrierën në Departamentin e Shtetit. Por, disa nuk e përfillën mesazhin.

‘Disa njerëz zgjodhën të mos largoheshin. Punë e tyre. Është e drejta e tyre’. Na vjen keq që shumë e gjejnë veten në pozita ku nuk do të donin të ishin dhe ne jemi të vendosur të ndihmojmë’, vazhdoi ambasadori.

Kritikët e qortuan ashpër për deklaratat, duke e akuzuar se ishte tepër i pandjeshëm në mes të krizës. Ky është një mesazh i turpshëm nga administrata e pandjeshme Bidenit’, shkroi në Twitter analisti i politikës së jashtme Nile Gardiner. ‘Vërtet e pashpirt’.

Ky njeri duhet të japë menjëherë dorëheqjen ose të shkarkohet. Kjo është e neveritshme’, shkroi gazetari Stephen Gutowski. Shumë të tjerë u ndjenë të ofenduar që administrata kishte nisur fajësimin e viktimave.

Demokratët bëjnë atë që dinë të bëjnë më mirë, fajësimin e viktimave’, shkroi John Cardillo. Po braktisin amerikanët pasi Biden tha se gjithçka do të shkonte mirë, e pastaj fajësojnë viktimat’, akuzon blogeri Jim Treacher.

Richard Grenell shkroi se ‘administra Biden ka nisur fushatën e re të mesazheve me ndihmën e Norah O’Donnell: Ne ju paralajmëruam dhe tani jeni vetëm’.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull