Një 72-vjeçar është paraqitur në spitalin e Shkodrës i plagosur në krah. I moshuari i cili është banues në Shllak të Shkodrës është qëlluar me armë gjahu. Ai është plagosur në rrethana ende të paqarta. Mësohet se i moshuari është jashtë rrezikut për jetën.
Policia po vijon hetimet për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.