Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili dhe të 3 zyrtarëve të tjerë në lidhje me një tender për ushqimin në burgje dhe për furnizim me ilaçe. Tenderi me vlerë 1.8 milionë lekë sipas KLSH është realizuar në shkelje me ligjin dhe për këtë arsye, i kërkohet prokurorisë hetimi i çështjes ndërsa Ministrisë së Drejtësisë, shkarkimi i 4 zyrtarëve.
“I rekomandojmë Ministrit të Drejtësisë si institucion epror, referuar shkeljeve të konstatuara në fushën e prokurorimeve publike dhe menaxhimit financiar si dhe përgjegjësive individuale të evidentuara dhe pasqyruar në aktkonstatimet përkatëse dhe pjesës së raportit Përfundimtar të Auditimit, të vlerësojë shkeljet e konstatuara dhe të vendosë marrjen e masave disiplinore “vërejtje deri në largim nga shërbimi civil (Për punonjësit që janë pjesë e shërbimit civil) ose largim nga puna (Për punonjësit që janë punësuar sipas Kodit të Punës), si më poshtë vijon:
z.Agim Ismali, Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve në cilësinë e titullarit të AK-së.
zj.Avidiana Pali, Drejtor i Financës në cilësinë e Nëpunësit zbatues.
3.z.Ardit Tabaku Drejtor Juridik në cilësinë e anëtarit të KVO.
4.z.Arjan Koçiaj në cilësinë e anëtarit të KVO“, thuhet në dokumentin e KLSH-së.