Kabul, ndërron jetë në atentat marinsja që përkundte foshnjen

2 Minuta Lexim

“Unë e dua punën time”. Rreshterja Nicole Gee, vetëm 23 vjeç, kishte shkruar pikërisht kështu nën foton e postuar një javë më parë në llogarinë e saj në Instagram, e cila e portretizonte me uniformë, por pa kaskë, teksa përkudnte një nga foshnjat afgane. Një fotografi që ka bërë xhiron e botës, e ndarë mijëra herë në mediat sociale. Tani emri i saj është në listën tragjike të 13 trupave amerikane të vrarë në sulmin e së enjtes në Aeroportin Karzai në Kabul.

“Ajo ishte një luftëtare, punonte e frymëzuar nga Zoti. Gjithmonë duke kërkuar gra dhe fëmijë afganë në turmë, për t’i ndihmuar të largoheshin nga vendi.” Kështu e përshkruan kapitenia Karen Holliday në faqen e saj personale në Facebook. Duke kujtuar – dhe me hidhërim – se si një fotografi tjetër ku Gee shoqëron disa vajza në aeroplan, për t’u siguruar që ato janë të sigurta, kishte nxitur shumë komente seksiste ditët e fundit, që e kishin lëndura rreshteren. “Ajo bëri sakrificën e tij të fundit disa ditë pas asaj fotografie.”

E lindur në Roseville, California, Nicole në terren duhej të kryente punën më të thjeshtë, të teknikes së mirëmbajtjes në Njësinë e 24-t të Marinsave: “Por ajo ishte një ushtare model dhe ne, kohët e fundit e kishim promovuar në rreshtere me merita falë angazhimit dhe rezultateve të saj të vazhdueshme. E përsosur”, shkruan Kapitenia Holliday: “Ajo bëri atë që donte më shumë deri në frymën e saj të fundit”.

Nga ana tjetër, të tjerët që vdiqën në sulmin më vdekjeprurës të pësuar nga forcat amerikane në Afganistan që nga viti 2011 ishin gjithashtu shumë të rinj./bota

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull