Djali i Sherif Merdanit prek me fjalët e ndjera në lamtumirën e fundit për artistin e njohur

2 Minuta Lexim

“Nuk do të kisha zgjedhur kurrë një baba tjetër”. Kështu deklaron Gerard Merdani, djali i Sherif Merdanit. Artisi shumë i dashur nga shqiptarët ndërroi jetë ditën e djeshme, pasi humbi betejën me një sëmundje të rëndë në moshën 81-vjeçare.

Në një prononcim për Fax News, djali i artistit çmoi dhe vlerësoi figurën atërore të babait të tij, por edhe Sherif Merdanin si këngëtar.

“Mund të ta përkufizoj me një fjali. S’do kisha zgjedhur kurrë baba tjetër. Se kam ndjerë diferencën e madhe të moshës mes nesh. Nuk e ka jetuar jetën si 70-80 vjeçar. Ato vite ia kishin borxh, Ishte vital, me dashuri, respekt për jetën. Babai më ka mësuar të mos hakmerrem, t’i dua njerëzit, por edhe mos t’i besoj kollaj njerëzve për atë që ka kaluar.

Më ka mësuar vlerat e vërteta në jetë, e anës monetare e atë shpirtërore. Jam plot mësime nga babai im. Ai në fillim të daljes nga burgu se mendoi kurrë se jeta do i jepte dhe gati 32 vite jetë. Që do martohej dhe do ta bënte prapë Shqipërinë që të fliste për të dhe që do të arrinte në këtë moshë.

Muajt e fundit nuk ishin të lehtë as për të dhe familjen tonë. Kalvari i madh i vuajtjeve që ka kapur, sëmundje e rëndë, mosha bashkë, s’kanë qenë të lehta. Preferojmë që ta mbajmë private.

Mendoj se krijimtaria e tij më e bukur ka qenë pas burgut, me perlën me Luan Zhegun “Se kënduam Let it Be’ dhe ‘Sinfonia e nënës’”, tha ai. Ditën e sotme, familjarë, të afërm, miq por edhe dashamirës të tij, i dhanë lamtumirën e fundit këngëtarit Sherif Merdani.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull