Situata e zjarrit në Parkun Kombëtar të Prespës e cila është zone e mbrojtur vijon të jetë kritike.
Zjarri ka agravuar për shkak edhe të erës së fortë që fryn. Në terren janë më tepër se 5 mjete zjarrfikëse dhe 2 avione të vegjël, të cilët po ndërhyjnë nga ajri.
Në zonë po ndërhyjnë punonjës të ADZM, punonjës të shërbimeve publike e dhjetëra zjarrfikëses. Duke qenë se zjarri është në kufi me Greqinë ndihmë po jepet dhe nga ana e bashkisë greke të Prespës të cilët kanë siguruar avionët e vegjël ndërkohë që janë nisur forca tokësore zjarrfikëse.
Nga komunikimi Npm telefonit me drejtorin e përgjithshëm të emergjencave civile Haki Çako, ky I fundit shprehet se drejt zonës së Prespës janë nisur forcat e armatosura po ashtu dhe zjarrfikëse të tjera të qarkut të Korçës. Ai konfirmon se nuk ka rrezik në jetë apo banesa.