Grupi legjendar i muzikës Pop rikthehet fuqishëm për herë të pas 4 vitesh në Londër, surprizon me 3 këngë të reja

2 Minuta Lexim

Grupi legjendar i muzikës Pop, ABBA do të rikthehen me një performancë në Londër për herë të parë pas katër dekadash dhe me surprizën e tri këngëve të reja.

Banda e dha njoftimi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku premtojnë se të enjten do të japin më shumë detaje për koncertin. Postimi shoqërohet me linkun ABBAVoyage.com, adresë ku fansat mund të regjistrohen për të mësuar më tepër për koncertin.

Grupi njoftoi tre vite më parë se po punonte për të sjellë në treg dy këngë të reja. Por, pandemia dhe rrethana të tjera i shtynë këto plane, ndërsa banda njoftoi disa muaj më parë se rikthimi nuk do të jetë me dy këngë të reja, por me tre të tilla.

ABBA u formua në vitin 1972 nga katër anëtarët Agnetha Faltskog Bjorn Ulvaeus, Benny Anderson dhe Anni-Frid Lyngstad. Famën e fitoi po atë vit me këngën “Waterloo” të kënduar në festivalin e Eurovision.

ABBA ka shitur me miliona albume falë këngëve hit si “Dancing Queen”, “Money, Money, Money” dhe në 2008 u bë i famshëm edhe përmes filmit “Mama Mia!”, të bazuar te këngët e tyre.

Grupi u shpërbë në vitin 1982 dhe që prej asaj kohe nuk kanë performuar asnjëherë bashkë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull