Teatri Metropol e nis sezonin e ri artistik me një larmi aktivitetesh që bashkojnë premiera, festivale, koncerte e takime me studentë e artistë. Nga data 6 deri më 19 shtator, në kuadër të projektit Aida, Adriatic Identity through Development, vjen si bashkëpunim mes Shqipërisë, Italisë dhe Malit të Zi festivali që sjell shfaqje nga në tria vendet.
Sinkron Armela Demaj: Në këtë festival do të ketë disa lokacione, nis me shfaqjen e Ansamblit, është edhe shfaqja e përbashkët me aktorë nga Shqipëria Mali i Zi dhe Italia. Do të kemi edhe premierën me titull “Kapter Behari” me regji e vepër të Stefan Çapalikut.
Përtej festivalit një sezon i ri artistik rikthen teatrin e gjallë përballë publikut, pas vështirësive të krijuara nga pandemisë që çoi deri në teatër online
Sinkron Demaj:
Kemi nje premierë në tetor “Oh Atë ditë të lumtura” me regji të Arben Kumbaros ku luan Yllka Mujo, pastaj rikthehet “Metro Fest”, një festival që i kushtiohet veprës shqiptare të arkivbit, që është në vitin e tij të pestë.
Festivali Aida do të ketë shfaqje para ish Kombinatit të Tekstileve në Tiranë, në teatrin veror të Liqenit dhe brenda në Metropol, duke ndërthurur vepra të huaja e shqiptare në 13 ditë.
(BalkanWeb)