Iu besua posti më i lartë në qeveri, zv.kryeministri Ahmetaj: Nuk kam pse ta fsheh, është përgjegjësi e madhe

1 Minuta Lexim

Arben Ahmetaj flet për postin e lartë, që i besoi kryeministri Edi Rama në mandatin e tretë qeverisës.

Ahmetaj është emëruar zëvendëskryeministër, duke zëvendësuar në këtë post Erjon Braçe, që njoftoi largimin nga detyra pak ditë më parë, përmes një postimi në ‘Facebook’.

Ahmetaj është shprehur se ky post është përgjegjësi e madhe, duke shtruar se do të vijojë me projektin e Rilindjes.

“Me shumë përgjegjshmëri dhe me shumë emocion, nuk kam pse ta fsheh se është përgjegjësi e madhe. Dhe vazhdojmë projektin e Rilindjes me kryeministrin Rama”, ka deklaruar Ahmetaj.

 

 

(BalkanWeb)

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull