Ka përfunduar zyrtarisht gara për 12 anëtarët e rinj të Kryesisë së Partisë Socialiste, që u mbajt ditën e sotme gjatë Asamblesë së PS-së.
Në garë ishin gjithsej 20 kandidatë, 10 burra dhe 10 gra, të cilët luftonin për 12 vendet e Kryesisë, 6 burra dhe 6 gra.
Nga burrat janë zgjedhur Ditmir Bushati, Pandeli Majko, Erion Brace, Ilir Beqja, Arben Pellumbi dhe Aramando Subashi.
Gratë socialiste të zgjedhura për Kryesinë e re janë Ogerta Manastirliu, Olta Xhacka, Bleinda Balluku, Blerina Gjylameti, Evis Kushi dhe Mimi Kodheli.
Ata që nuk ja dolën dot nga radhët e grave të fitonin një vend në Kryesi janë Milva Ekonomi, Elmira Gjembulla, Klotilda Ferhati dhe Ermonela Fela. Nga burrat që ishin në garë nuk fituan Eduard Shalsi, Fatmir Xhafaj, Pjerin Ndreu, Ervin Demo.
Ditën e sotme, Kryeministri Rama ka prezantuar edhe emrat e qeverisë së re që do drejtojë vendin në 4 vitet e ardhshme. Në kabinetin e ri të Ramës bie në sy që shumica janë gra, por ajo që nuk është gjë e re është fakti se pothuajse të gjithë këta emra kanë qenë më parë në rolin e ministrave apo detyra të tjera pranë PS-së, duke lënë shumë pak vend për risi.