Analisti Julian Zyla, në një intervistë të dhënë për FaxNews ka komentuar kabinetin e ri qeveritar të bërë publik ditën e sotme nga kryeministri Rama, si dhe situatën e brendshme në Partinë Socialiste me zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Kryesisë.
Për sa i pëket rikthimit politik të Ditmir Bushatit në PS, Zyla u shpreh se me rikthimin e tij fitojnë të gjithë në kampin e majtë. Rama fiton pasi e ka kuptuar se ka ende nevojë për ish-ministrin e Jashtëm, Bushati fiton se ka treguar ende interes për PS-në dhe si bonus PS shfaqet në publik si një forcë politike që lejon debatin e brendshëm.
“Mua më bëri përshtypje komenti i zotit Bushati pas lakimit të emrit të tij nga ana e kryeministrit Rama për një rikthim politik, ku tha që në PS ka hapësirë dhe ndodhta ka nevojë për debat politik.
Është një tjetër fushë betejë siç e thotë kryeministri ku forcat kërkojnë të jenë më mirë se pala tjetër. Ka nevojë një forcë politike të tregojë se ka hapësirë për debat.
Në fund të ditës kjo është vertetim edhe i disa detajeve personale, me këtë dua të them që zoti Bushati ka treguar interes për të kontribuar në PS, pasi kemi pasur rastin që personazhe të caktuar kanë krijuar forcat e tyre politike dhe kanë humbur interesin për të kontribuar nën kryetarin e Partisë Socialiste.
Nga ana tjetër kryeministri Rama e ka kuptuar që ka nevojë ende për kontributin e zotit Bushati, mos të harrojmë që flasim për një ish-ministër të jashtëm
Është një moment që ftojnë të gjithë, fiton zoti Bushati që ka pasur dëshirë dhe është ende në PS, Rama ka vendosur që ende PS-ja ka nevojë për kontributin e Bushatit, ndërkohë që si bonus PS shfaqet si një forcë politike që lejon debatin e Brendshëm”, tha Zyla.
Gjithashtu Zyla shprehet se kabineti i ri konfirmon faktin se kur kryeministri Rama, i cakton dikujt një post brenda partisë dhe jo një post ekzekutiv, nuk do të thotë se ai nuk ka besim tek ai, pasi mund të rikthehet më vonë në qeveri.
“Unë e shoh si konfirmim të një mënyrë qeverisjeje të qartë për sa i përket llogarive politike dhe menaxhimit të skuadrës qeverisëse. Një qartësi në kuptimin e rikthimit të atyre që kanë lënë një post minitror në të kaluarën. Rikthimi i tyre tregon se edhe kur kryeministri disa lojtarëve i jep një post brenda partisë dhe jo një post ekzekutiv, nuk nënkupton një mungesë besimi nga ana e tij”, tha Zyla.