Analisti Çipa paralajmëron dorëheqje të tjera: Rama ka frikë nga plakja e PS

4 Minuta Lexim

Aleksandë Çipa, në një intervistë të dhënë për FaxNews ka komentuar kabinetin e ri qeveritar të bërë publik ditën e sotme nga kryeministri Rama dhe pritshmëritë për mandatin e tretë.

Kreu i unionit të gazetarëve theksoi se Rama me emërimet e reja po mundohet t’i japë energji Partisë Socialiste pasi po frikësohet nga plakja.

“Rama në qeverisjen e 3-të ka krijuar një raport më të balancuar në përfaqësimin politik dhe sidomos në qeverisje. Sot kemi 4 emra që janë pjesë për herë të parë në politikë të cilat vijnë pa një “background” politik por këto emërime kanë qenë të spikatura në fushën e profesionit. Ministritë më të rëndësishme që janë shtylla kurrizore e qeverisjes, Rama ka bërë emërime me fuqi të rëndësishme dhe me peshë në PS. Është e rëndësishme për tu theksuar që Rama ka një frikë për plakjen e Partisë Socialiste prandaj po mundohet për të vendosur emra të rinj pa peshë politike. Rama ndihet i shqetësuar”, tha fillimisht Çipa.

Çipa gjatë fjalës së tij tha se Taulant Balla është më i zhgënjyeri nga Asambleja e Partisë Socialiste.

“Besoj më i zhgënjyeri në PS duket sikur është sekretari i përgjithshëm dhe kandidati më i votuar në 25 prill, Taulant Balla. Ai pati një ulje përgjegjësie, por akoma ka një funksion shumë të rëndësishëm brenda partisë. Balla nuk ka histori në përfshirjen ekzekutive në qeveri. Përse nuk shpërblehet Balla? Shoh që të paktën në formulimin e kabinetit zoti Rama rikthen qasjen e peshimit dhe meritokracinë e brendshme në PS.

Më i shpërblyeri? “Pa dyshim që është Arben Ahmetaj mban dy poste zv/kryeministër dhe ministri për rindërtimin për të mbyllur brenda dy vitesh projektet e rindërtimit.

Aleksandë Çipa komentoi gjithashtu dorëheqjen e Lefter Kokës dhe paralajmëroi largime të tjera të bujshme përpara se të fillojë sesioni i ri parlamentar.

Lefter Koka? “Në skenën e trashëguar politike të parlamentin që lamë pas ka pas paralajmërime për refuzime vizash nga SHBA apo edhe nga partnerë të tjerë. Proicesi i Vetingut është nju proces që shkakton një krizë të madhe pasi në 5 ditët e mbetura do të sjellë edhe zhvillime të tjera në të gjitha spektin e parlamentit të ri. Pluralizmi në parlamentin shqiptar është më i reduktuar. Mendoj se do të ketë dorëheqje të tjera nga PD ose PS. Mund të jen faktor kompleks nuk ka lidhje me SHBA por edhe nga institucioni për verifikimin dhe pastërtinë e figurës së kandidatit që ka dalë fitues”, u shpreh Çipa.

Partia Demokratike? “Struktura e re e PD është një risi por i gjithë problemi është raporti që ka ajo me zotin berisha, nuk është çështje perceptimi por shumë kompleksi. PD ndodhet ndaj një problemi dhe duhet të zgjedhë të ruajë një marrëdhënie të mirë me DASH. PD nuk i intereson të ketë një rezervë në këtë marrëdhënie. Pd duhet të krijojë një perceptim të ndërgjegjshëm. Basha duhet ta ndajë mendjen për kauzën me liderin historik të saj. Nuk është opozita e 2021 me atë të vitit 2019 sepse tashmë PD ka një numër më të lartë përfaqësuese të mandateve. Basha është i detyruar të marrë një vendim politik për zotin Berisha dhe duhet ta tejkalojë këtë kauzë, Shqipëria nuk ka nevojë për të humbur kohë”, përfundoi Çipa.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull