Pjerin Ndreu reagon pasi u nominua për anëtar i Kryesisë së PS-së, fshin shpejt statusin nga rrjetet sociale

2 Minuta Lexim

Kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ishte vetëm 7 vota larg zgjedhjes në Kryesinë e re të Partisë Socialiste , por duket se ai nuk dinte asgjë për kandidimin.

Në një postim në Facebook, Ndreu shkruan se nuk loboi për t’u zgjedhur në kryesinë e PS, pasi nuk kishte dijeni se do të ishte kandidat. Ai pretendon se një gjë të tillë e mori vesh vetëm kur kryeministri Edi Rama lexoi emrin e tij.

“Nje falenderim dhe sqarim! Faleminderit 166 anetarëve të Asamblesë Socialiste që votuan për mua për anëtar kryesie, megjithëse nuk kam bërë asnjë përpjekje për të lobuar për vota!

Mirënjohje Kryeministrit për nxjerrjen e emrit tim, megjithëse unë nuk dija asgjë se do isha kandidat!Ne fund nuk kalova numrin e duhur për të qenë në kryesi!

Të qenit anëtar kryesie nuk ka qenë asnjëherë ambicie per mua dhe as se kam menduar. Detyra qe kam është paresore dhe tejkalon  çdo ambicje tjetër.

Angazhimi im është i fokusuar në kryerjen me korrektesë e përkushtim të detyres së Kryetarit të Bashkisë Lezhë, dhenien e sherbimit të qytetarëve me standarte të larta, dhe ndryshim i realitetit të zymte të asaj zone turistike qe duhet çuar para me çdo çmim”, shkruan ai.

Më pas, kryebashkiaku i Lezhës duket se është penduar dhe e ka fshirë statusin. “U detyrova me e heq statusin sepse shumica nuk lexojnë asgjë”, shkruan ai./Faxweb

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull