Izrael-SHBA godasin Iranin. Donald Trump thirrje Gardës Revolucionare të Iranit: Ulni armët ose përballuni me vdekjen e sigurt

Aviacioni izraelit ne nje kordinim perfekt me forcat amerikane ka goditur disa objektiva ushtarake dhe strategjike ne qytetet kryesore te Iranit, perfshi edhe kryeqytetin Teheran. Burime mediatike bejne me dije…

Shqiptaro-amerikania Fotini Allteni Kokeri investon në të ardhmen e shëndetit mendor në SHBA

Në një kohë kur çështjet e shëndetit mendor po zënë gjithnjë e më shumë vend në diskutimin publik global, një shqiptaro-amerikane po jep një kontribut domethënës për të ardhmen e…

Pse njerëzit e mirë nuk qëndrojnë në politikë?

Nga Irena Beqiraj- Kjo pyetje shpesh shqiptohet si pyetje retorike por , edhe e ngarkuar me një dozë të madhe zhgënjimi sikur largimi i vullnetshëm të nënkuptonte brishtësi, dështim ose…

Spiropali: Pozicionet janë kalimtare, gjurma është zgjedhje e vetëdijshme

Nga Elisa Spiropali- Dje përfundoi një detyrë, por jo një rrugëtim. Në jetën publike funksionet mbyllen me një vendim, ndërsa përgjegjësia vazhdon me ndërgjegjen. Politika është një territor ku koha…

Aktori Theofan (Fane) Sotir Bita – Një jetë në shërbim të skenës

Nga Engjell Seriani- Në historinë e teatrit dhe kinematografisë shqiptare ka figura që nuk kanë bërë zhurmë, por kanë ndërtuar themele. Theofan Sotir Bita është një prej tyre – një…

“BEJKA PILURIOTE “, legjenda e kenges fosforine shqiptare

Nga Polo Çipa- Në majat ku retë prekin gurin dhe era flet me gjuhën e barit, atje ku bota e njeh Pilurin si “fshat qiellor”, lindi më 20 mars 1955…

Në Romë, çmim ndërkombëtar për Aleksandër Çipën dhe gazetarinë etike

Në ambientet e Ministrisë së Kulturës së Italisë, në Romë, para nje audience të gjërë, me pjesëmarrjen e botës mediatike dhe kulturore u zhvillua ceremonia e ndarjes së Çmimit Ndërkombëtar…

Lajmi i mirë nga Europa! Komisioni Evropian ka propozuar hapjen e negociatave për të zeruar tarifat shtesë të roaming 📲mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Super. Dhe më në fund. Historia e Roam Like at Home në Ballkanin Perëndimor nuk nisi me një deklaratë për shtyp. Nisi si pjesë e Agjendës Digjitale të Komisionit Evropian në vitin 2017. Deri më sot është një histori gati 10-vjeçare. Shumë, në fakt, për të justifikuar një proces që, sidomos sot në kohën e inteligjencës artificiale dhe e-SIM, duket si një model i vjetëruar biznesi. Edhe pse, për disa, pajustifikueshmërisht fitimprurës. I mbaj mend shumë mirë diskutimet e gjata, mëngjeset me ankth, presionet dhe trysnitë me operatorët telefonikë, indiferencën e ndonjë zyrtari evropian, çdo ditë kur Regional Cooperation Council facilitonte nënshkrimin e marrëveshjes bazë për heqjen e tarifave roaming mes vendeve të Ballkanit. Jo sepse ishte proces teknik i lodhshëm, por sepse çdo detaj teknik kishte peshë politike. Kishte hezitime. Kishte llogaritje të ftohta interesi. Kishte dyshime. Por kishte edhe bindje se kjo duhej bërë. Nënshkrimi i heqjes së tarifave roaming mes vendeve të Ballkanit, në Samitin Digjital të Beogradit në vitin 2019, ishte gjithçka përveçse formalitet. Mjafton t’i hedhësh një sy fotos familjare për të kuptuar sa e brishtë ishte ajo dakordësi deri në sekondën e fundit. Më 1 korrik 2021, roaming brenda Ballkanit Perëndimor u bë zero. Rezultatet ishin të menjëhershme. Trafiku i internetit roaming në rajon u rrit me mbi 400 për qind. Qytetarët e ndjenë ndryshimin menjëherë. Bizneset komunikonin pa frikë nga faturat e papritura. Studentët, te rinjtë, ata që sot janë më afër me kontinentin e vjetër jo vetëm se janë mendjehapur e jetojnë në një kohë kur revolucioni digjital ka shembur ca mure, por edhe sepse fatkeqësisht po largohen duke iu bashkuar Europës një nga një, e kuptuan lehtësinë edhe më shpejt. Hapi i dytë erdhi në Samitin BE – Ballkani Perëndimor në Tiranë, 2022, ku u nënshkrua ulja e tarifave mes rajonit dhe BE-së. Nga tetori 2023 u vendos një tavan prej 18 euro për GB, me ulje të planifikuar në 9 euro për GB deri në vitin 2028. E siç e dinim, 📲Trafiku i të dhënave mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së u rrit me mbi 80 për qind në fazën e parë. 📲Përdorimi i paketave me çmime të reduktuara u rrit me afro 50 për qind. 📲Edhe për ata nga Europa që udhëtonin drejt Ballkanit, përfitimet ishin të ndjeshme. Çmime më të ulëta. Përdorim më i lartë. Më pak fikje telefoni, për qytetarët dhe bizneset. Sot Komisioni Evropian po kërkon miratim për të negociuar marrëveshje me secilin vend të rajonit tonë, marrëveshje e cila do të zerojë tarifat shtesë për thirrjet, SMS dhe internetin. Ndërkohë, Ukraine dhe Moldova janë bërë zyrtarisht pjesë e zonës së BE-së “Roam Like at Home” që prej 1 janarit të këtij viti. Një provë e qartë se zgjerimi i regjimit është i realizueshëm kur ka vullnet politik. #RoamLikeAtHome mbetet arritja më konkrete e integrimit gradual me BE-në deri sot. Ishte prova që përafrimi funksionon kur ka vullnet, koordinim dhe seriozitet. Sepse ideja e Europës nuk mbahet me slogane. Ajo kërkon njerëz që marrin përgjegjësi dhe institucione që punojnë seriozisht deri në fund.

Nga Majlinda Bregu- Komisioni Evropian ka propozuar hapjen e negociatave për të zeruar tarifat shtesë të roaming mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Super. Dhe më në fund. Historia…

“Lirojeni Lame Kodrën, pastaj vij unë”, sfida që Fan Noli i bëri Enver Hoxhës! Sejfulla Malëshova, intelektuali që tha “askush s’duhet burgosur” dhe vetë u internua nga diktatura

Nga Ymer Dëshnica= -Sejfullai ishte eruditi klasik, që qante dhe qeshte me popullin, luftonte e fitonte me popullin Edhe pse Sejfulla Malëshova nuk jetoi gjatë, bëmat, vuajtjet dhe vepra që…

Popull i padorezuar perballe Rames qe godet Drejtesine

Nga Arber Zaimi- Nga vendimmarrës e diplomatë europianë kam dëgjuar (jopublikisht) analizën se Ramën e forcon fakti që për momentin ai është punëkryesi apo urdhërzbatuesi i tyre në rajonin e…