“Lufta” kundër korrupsionit, Manja: Agjensi me në krye një gjyqtar të shkolluar në magjistraturë

1 Minuta Lexim

Ulsi Manja në konferencën  ku po prezanton arritjet, sfidat dhe projektet ka folur edhe për luftën kundër korrupsionit.

Ai u shpreh se në funksion të kësaj është krijuar një agjensi në 2021 e cila ka pasur rezultate të kënaqshme, por në 2023 do të ketë një risi.

Më krye të kësaj agjensia sipas Manjës do të vendoset një njëri kompetent.

“Eshtë agjensi e krijuar në tetor 2021, në pak kohë ka rezultate të mira, por për 2023 vjen me risi, sepse në krye të kësaj drejtorie të përgjitshme në një marrëveshje me Këshillin e Lartë Gjyqësor do të vijë një gjyqtar i shkolluar në magjistraturë, korrekt dhe që kaluar  vetingun. Ky gjyqtar do të drejtojë këtë agjensi nga janari i këtij viti.

Fokusi pra është ristrukturimi dhe vendosja në krye të saj vendosja e një njeriu kompetent,” tha Manja.r.t

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull