Në zinxhirin e nominimeve Monika zgjodhi të shpëtonte Beatrixën dhe Iliri e cilësoi këtë zgjedhje si një mbështetje ndaj Donaldit. Në spektaklin e sotëm këtë zgjedhje të Monikës e komentoi edhe Sabiani.
Sabiani e quajti ‘tradhëtare’ Monikën, ndërsa e akuzoi se kjo është një lojë e saj për të arritur në finale.
Pjesë nga debati:
Sabian: O Monikë atë këngën tradhtare e merr ti tani! Më tradhtove vëllain, nuk doja në asnjë moment të tradhtoje Ilirin. Ilir të dua vëlla! Monika po unë të lash amanet moj, po pse moj Monikë pse! Ato psh-psh-et që na bëre te veshët sa herë kemi rrezikuar dhe kemi dal keq nga ti te publiku! Po të vjen fundi dhe strategjia jote është të shkosh deri në fund. Ilir të dua vëlla!
Monika: Se pranoj dot këtë gjë dhe e di shumë mirë që kur kanë ardhur çunat unë s’kam shkuar pas Donaldit. Nuk jam e vogël Sabian, kam pasur më shumë guxim se sa ti.
Sabian: Më vjen keq se më paske nxjerrë me lot krokodili. Të tradhëtosh mikun dhe shokun, nuk ka lidhje Donaldi fare, po të them ty si njeri.
Monika: Nuk kam tradhtuar njeri Sabian!