Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Super operacion anti-drogë në Mirditë, kapet ‘Benzi’ i mbushur plot me kanabis

WhatsApp-Image-2021-07-13-at-09.10.34-780x405

Policia e Shtetit ka kryer një operacion anti-drogë në zonën e Mirditës, ku ka bërë të mundur arrestimin e dy të rinjve, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tyre, atyre iu janë konstatuar 20 kilogramë lëndë narkotike e llojit cannabis sativa.

Sipas bluve, të arrestuar janë Odison Jaku, shoferi i mjetit dhe Roland Papa, pasagjer, gjithashtu janë sekuestruar edhe automjeti dhe 3 aparate celularë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i plotë:

Mirditë, Lezhë

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni policor i koduar “Rrenja e Zezë”, i zhvilluar nga DVP Lezhë dhe Komisariati i Policisë Mirditë.

Sekuestrohen 20 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, 1 automjet dhe 3 aparate celularë.

Vihen në pranga 2 shtetasit që posedonin lëndën narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se 2 shtetas që po qarkullonin me automjet dyshohej se po transportonin lëndë narkotike, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe në fshatin Rrenja e Zezë, Mirditë, kanë identifikuar mjetin e dyshuar dhe kanë bërë të mundur ndalimin e tij.

Gjatë kontrollit të automjetit tip “Benz” me drejtues shtetasin Odison Jaku dhe pasagjer shtetasin Roland Papa, në bagazh janë gjetur dhe sekuestruar 20 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve O. J., 22 vjeç banues në Mirditë dhe R. P., 37 vjeç, banues në Lezhë.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Leave a comment