Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Infermieri ngacmon seksualisht nënën e re në Spitalin e Fierit

auto_infermieri11626455976

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një spital privat në Fier, ku infermieri i këtij spitali, ka ngacmuar seksualisht nënën e një fëmije të mitur, që kishte shkuar për ti bërë analizat mjekësore vajzës së saj. Ngjarja është regjistruar fillimisht në 21 tetor 2020 dhe më pas është ripërsëritur sërish në 26 Tetor, ku infermieri i spitalit privat, ka kryer ngacmimin seksual të nënës së re, duke e prekur atë në vendet intime. E gjitha ka ndodhur brenda një dhome konsultimi të spitalit privat.

Për këto gjeste të pahijshme dhe aspak profesionale, mësohet se infermieri 30 vjeçar, Afrim Llazi, është marrë i pandehur nga prokuroria e Fierit, e cila i ka komunikuar akuzën e “Ngacmimit seksual”. Në dosjen e hetimore, tregohet qartë se infermieri, Afrim Llazi, ka kryer veprime të pahijshme, veprime të një “hamshori maniak”, ndaj një nënë të re,e cila ishte paraqitur në ambientet e spitalit privat për hallin e fëmijës dhe jo për tu dëfryer me infermierin e spitalit. Për shkak të provave të grumbulluara, këtë javë prokuroria ka kërkuar dënimin e Afrim Llazit me 3 vjet e 6 muaj burgim.

Leave a comment