Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Shkrumbohet nga flakët automjeti në oborrin e Kishës së Laçit

zjarri1

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në ambientet e jashtme të Kishës së Shna Ndout, në Laç, ku është përfshirë nga flakët një automjet.

Nga raportimet mësohet se makina është shkrumbuar nga flakët, pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve.

Makina ka marrë flakë në oborrin e Kishës së Laçit, ndërsa mësohet se në timon ishte një femër.

Ndërkohë, nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, dhe policia, bashkë me grupin hetimor ndodhen në vendgjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të incidentit.

Leave a comment