Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Operacioni ”shpirti”, prokurorët e SPAK nisen drejt Italisë

spaku-780x405

Prokurorët e SPAK që hetuan dosjen ”shpirti” janë nisur në një vizitë zyrtare në Itali, ku do të takojnë homologët e antimafias italiane.

Në këtë takim pritet që të diskutohet mbi hetimet e përbashkëta mes dy vendeve, që lidhen kryesisht me trafikun e drogës dhe me pastrimin e parave që rrjedhin nga aktiviteti kriminal.

Në grupin e SPAK që është nisur drejt Italisë, janë dhe prokurorët që hetuan dosjen ”shpirti”, Dritan Prencci dhe Vladimir Mara, si dhe zv.drejtuesi i SPAK, Altin Dumani dhe Klodian Braho, ky i fundit hetoi edhe dosjen e ish-zv.ministres së Mbrojtjes, Rovena Vodës.

Prej disa ditësh SPAK ka ndërmarrë disa aksione, që kanë ndezur sinjalet për arrestimin e zyrtarëve të lartë të përfshirë në korrupsion, siç ishte dhe rasti i kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe, apo i zëvendësmininistres Rovena Voda.

Leave a comment