Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

I mbyllte dhe i përdhunonte vajzat e reja pasi i intervistonte për punë

gr-2-780x405

Kjo është spa ‘ferr’ në qendër të Athinës, ku 47-vjeçari Vangelis Georgiou iu afrua modeleve përmes reklamave, i mbylli ato në dhoma dhe më pas i përdhunoi, sipas aktakuzës së ngritur nga autoritetet.

Një burrë familjar, baba i 2 fëmijëve mbante një qendër Ëellness dhe Spa në kryeqytetin grek, e cila sipas autoriteteve do të bëhej një ferr për dy vajzat përkatësisht 17 dhe 18 vjeç.

Dy viktimat bënë një takim me të për një intervistë në mënyrë që t’i punësonin për punë dhe ai, pasi përfundoi intervistën për punë, mbylli derën dhe i abuzoi seksualisht, thonë autoritetet.

Policia greke lëshoi gjithashtu detajet e identitetit dhe fotot e 47-vjeçarit i cili akuzohet për përdhunim të vazhdueshëm dhe ndalim të paligjshëm. Dy vajza, të moshës 17 dhe 18 vjeç, denoncuan veprimet e 47-vjeçarit, i cili iu afrua atyre përmes reklamave për modele, i mbylli ato në dhoma dhe i dhunoi.

Burri u arrestua më 3 korrik dhe u ngrit një çështje kundër tij. “Ky është GEORGE Evangelos i Dionysios dhe Anastasia i lindur në 15-2-1974 në Athinë,” tha policia në një deklaratë. Burri u arrestua më 3 korrik dhe u ngrit një çështje kundër tij.

Leave a comment